E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD prezanton kandidatin Bashkim Murati në qarkun e Dibrës

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, në këtë takim të radhës me simpatizantë, mbështetës e anëtarë socialdemokratë në qarkun e Dibrës ka hapur fushatën elektorale, duke prezantuar mjekun stomatolog Bashkim Murati, si kandidat për deputet në qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Gjatë fjalës së tij në këtë fushatë elektorale, Gjinushi, deklaroi se kjo qeveri, nuk është qeveria e premtimeve të mbajtura, por është qeveria e mashtrimeve të mëdha. Ai shtoi se Sali Berisha në këto 4 vjet nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij të mëdha, asnjë nga detyrimet e mëdha që merr një qeveri, ku merr votën e popullit. Ajo çka është më e rënda, është që ky kryeministër deklaronte që unë do e godas korrupsionin si në të majtë dhe në të djathtë. Në të tëra skandalet në këto 4 vjet ai është në mbrojtje të korrupsionit, del çështja Durrës-Kukës sulmohet gjykata, del çështja Fazlliç sulmohet prokuroria, del skandali seksual sulmohet gazetarja, u shpreh Gjinushi. Kryetari Gjinushi theksoi se në këtë fushatë PSD nuk e mbështet fitoren vetëm tek dështimi i PD dhe i Saliut, por e mbështesim tek cilësitë dhe aftësitë e saj. Ne vlerësojmë që ky bashkim i ri, bashkimi me PS i ka të tëra mundësitë për ti ofruar vendit një qeverisje normale, i ka të tëra mundësitë për ti ofruar vendit po këtë transformim që pësoi Tirana në vitin 2000 e më mbrapa, kur nga duart e një qeverie, apo një krahu të mbrapshtë, pra të PD, kaloi në duart e një qeverisje të majtë, tha Gjinushi. Ai deklaroi se  fati i zgjedhjeve nuk do të varet nga bashkëpunimi PS-LSI, fati i zgjedhjeve do të varet nga bashkëpunimi PS-PSD. Por sipas tij, fati i zgjedhjeve varet se sa mandate do të marrë ky grupim. Gjinushi tha se ky grupim i ka mundësitë të marrë mbi 70 mandate dhe 3 mandate në Dibër është përcaktuese dhe vdekjeprurëse për qeverinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›