Malaj: Ligji i dëmshpërblimit të përndjekurve i paaplikueshëm
Përveçse për synime elektorale ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik, është praktikisht i paaplikueshëm. Kjo sipas ish ministrit të Financave Arben Malaj, shpjegon dhe arsyet e bojkotit të PS në votimin në kuvend të draftit të shumëpërfolur të maxhorancës. Dy muaj larg zgjedhjeve, e djathta për Malajn po krijon një kuadër ligjor abuziv, me një skemë dëmshpërblimi të paqartë dhe pa paguar asnjë faturë konkrete. "Ligji do te ketë probleme ne implementim, duket se do te keqpërdoret grupim i te përndjekurve politik për qëllime elektorale, pasi e ritheksoj për katër vjet shuma e paguar është simbolike.
Ndërsa ajo qe është premtuar me ligj dhe qe po zvarritet pa fund është ne shifra shume te vështira për tu respektuar. Kompromisi konsensusi do te ishte qe te fillohej te paguhej për personat qe vete fizikisht kane qene te burgosur politike, janë akoma gjalle, dhe duhet patjetër ti kompensojmë një ore e me pare", u shpreh Arben Malaj, deputet i PS-se. Por sipas aleatit të djathtë njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Neritan Ceka, socialistët po i qëndrojnë fort luftës civile të pas çlirimit. "Partia Socialiste tregon se po vazhdon luftën civile qe do ta transmetoje dhe ne memorien e brezit te ri shqiptar. PAD mbështet këtë ligj, e quan një minimum ndjese qe qeveria u jep atyre qe vuajtën nga diktatura po dhe pasardhësve te tyre", tha Neritan Ceka. Drafti i maxhorancës për dëmshpërblimin arriti të kalojë vetëm 2 votime, jo vetëm për shkak të kundërshtie së PS por dhe të përplasjeve dhe brenda të djathtës.
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 10:21
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 10:21