E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj mbron klanet ekonomike që u prekën nga projekti i Jalës

PS spekulon me deklaratat e Bodes mbi Bankës Botërore

TIRANE - Partia Socialiste ka vijuar edhe dje apologjinë ndaj raportit abuziv të Panelit të inspektimit të Bankës Botërore dhe vetë këtij organizmi, duke pretenduar se me deklaratat e saj të fundit qeveria, po vë në rrezik jetësimin e disa projekteve madhore në infrastrukturë. Ashtu si në rastin e përfundimit të Marrëveshjeve tipike me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe hyrjen në një stad të ri marrëdhëniesh që u interpretua për ditë me radhë nga selia rozë si një përzënie e FMN-së nga Shqipëria, edhe dje deputeti socialist Arben Malaj u shpreh se “deklarata e djeshme e qeverisë Berisha se ajo është e zonja t’i tregojë derën Bankës Botërore për këtë projekt, siç ka bërë në vitin 1996 dhe siç bëri pak kohë më parë edhe me propozimin e ofruar nga FMN për ta asistuar nga afër Shqipërinë në këtë periudhë  paqartësish të risqeve ekonomike në rritje, është dëshmi e dështimit dhe arrogancës së kësaj qeverie”.
Duke vazhduar këtë linjë arsyetimi, Malaj bëri më pas një shpjegim didaktik mbi atë se çfarë është Banka Botërore dhe roli i saj në një sërë projektesh me rëndësi në vend.
Një ditë më parë ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se qeveria shqiptare është e gatshme për të vijuar me projektin e Jugut, ndërsa shtoi se për Shqipërinë bregdeti shqiptar përbën një pasuri të vetme, e cila duhet vendosur në efiçencë, sipas parametrave dhe standardeve më të mira evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›