Mediu: Konceptet e Nanos e lënë Shqipërinë jashtë BE-së
22/02/2005 Komisioni i Integrimit kërkon më shumë bashkëpunim nga institucionet
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha dje se mënyra se si po konceptohet procesi i integrimit nga Kryeministri do ta mbajë Shqipërinë larg BE-së. Këto komente kreu i PR-së i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit parlamentar të Integrimit, ku Mediu është kryetar i tij. "Koncepti, që ka zoti Nano, që politika e integrimit ka të bëjë me politikën e jashtme, është një koncept tërësisht i gabuar. Për mendimin tim, procesi i integrimit është një proces që ka të bëjë me bashkërendimin e punës midis të gjitha institucioneve shtetërore brenda vendit. Nëse nuk do të konceptohet si një çështje e brendshme, por e jashtme, Shqipëria do të ngelet gjithmonë larg BE-së", tha Mediu. Sipas kreut republikan, në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar për Integrimin është diskutuar rreth vërejtjeve dhe sugjerimeve konkrete të Këshillit të Evropës, të cilat kanë të bëjnë me klimën politike në vend. Sipas tij, vërejtje dhe sugjerimet kanë të bëjnë me procesin zgjedhor si parakusht për integritetin evropian, por edhe me të drejtat e njeriut, forcimin e doganave etj. Mediu tha se komisioni arriti në përfundimin se duhet të ketë një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Integrimit, e cila, sipas tij, duhet të japë shpjegime për të gjitha dokumentet e Bashkimit Evropian dhe t’i përfshijë në programet e qeverisjes. “Nga ana tjetër duhen marrëdhënie më konstante midis Ministrisë së Integrimit dhe Kuvendit të Shqipërisë që t'i jepet përparësi kësaj çështjeje", përfundoi Mediu.