E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, aksidentohen rëndë 2 të rinj

SARANDË - Dy të rinj u aksidentuan rëndë me motor mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Sarandës, njoftoi sot policia lokale, në jug të vendit.
"Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë, në vendin e quajtur "Rrapi", rreth 700 metra larg nga qendra e Sarandës", thuhet në komunikatën e policisë.
Policia tha se "Erald Nurkaj nga Konispoli dhe Madrid Kuçi nga Delvina, që të dy 22 vjeç, ishin duke udhëtuar me motor, kur kanë humbur drejtimin dhe janë përplasur me mjetin tip "Toyota" me targë SR 3760 B".
"Të aksidentuarit kanë marrë plagë të rënda, por tashmë janë jashtë rrezikut për jetën", theksuan burime zyrtare, që shtuan se policia e Sarandë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
"Mendohet se shkaktarë të aksidentit janë dy të rinjë, të cilët nuk kanë ulur shpejtësinë në qendrat e banuara", thanë burimet e policisë.
Gjatë këtij viti, në nënprefekturën e Sarandës kanë ndodhur 3 aksidente të rënda rrugore, me 4 të vdekur dhe 9 të plagosur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›