Mali i Zi aplikon sot për anëtarësim në Bashkimin Europian
Kryeministri malazes, Milo Gjukanoviq sot do t’ia dorëzojë presidentit të Francës, Nikollas Sarkozy aplikacionin për anëtarësim të Malit të Zi në BE.
Shefi i diplomacisë malazeze, Millan Roqen, ditë më parë deklaroi se , Mali i Zi, në marrëveshje me partnerët evropianë, ka vendosur që kërkesën për anëtarësim në BE ta dorëzojë gjatë kohës së kryesimit të Francës me presidencën BE-së.
Aplikimin, Roqen e konsideron si njërin ndër elementet më të rëndësishëm të fillimit të procedurës për ecjen e Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve evropiane, duke shtuar se pa këtë akt teknik nuk janë të mundshme procedurat që pasojnë.
Shefi i diplomacisë malazeze deklaroi se Mali i Zi çdo hap e ka bërë duke u konsultuar me Brukselin dhe me vendet anëtare e BE-së, para së gjithash me kryesuesen e Unionin.