E Hënë, 2 Nëntor 2026

Starova: Opozita të bashkohet

23/02/2005  Kryterai i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, ka i ka bërë dje thirrje opozitës që të lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkohet me qëllim fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Starova tha se PS-ja po përpiqet seriozisht të fitojë dhe një mandat të tretë qeverisës, pavarësisht prej pakënaqësive të mëdha brenda vendit dhe kritikave të forta të ndërkombëtare. "Në këto rrethana përpara opozitës shqiptare qëndron një sfidë e madhe historike: Të largojë me të gjitha mjetet demokratike koalicionin e majtë prej qeverisjes së vendit. Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit publik dhe të gjitha partive opozitare se opozita nuk po i shfrytëzon të gjitha hapësirat që ka në zotërim, për ta përballuar me sukses këtë sfidë. Opozita po humbet shumë më shumë kohë se sa duhet me propagandë për gjëra të njohura të qeverisjes së keqe, të dështuar socialiste. Prandaj, kryesia e PBL-së i bën thirrje të gjitha forcave opozitare të përpiqen me të gjitha format për përgatitjen e kushteve për fillimin e bashkëpunimit", tha Starova

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›