Nano do të ketë fatin e Janukoviçit

23/02/2005 Berisha kërkon nga KOP paraqitjen e një drafti të plotë për konfliktin e interesave të pushtetarëve
"Janukoviçi përfundoi ku e kanë vendin janukoviçët, kurse Jushçenkoja po e çon vendin drejt demokracisë"
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se Kryeministri Nano nuk do të mund të manipulojë më zgjedhjet dhe do të ketë fundin e Janukoviçit në Ukrainë. Duke komentuar deklaratat e dhëna nga kreu i qeverisë, një ditë më parë, në Fier, ku Nano theksonte se ardhja e Berishës si kryeministër sjell debatet Jug-Veri, Berisha tha se Nano po përjeton të njëjtën situatë si Janukoviçi, i cili, pasi kishte manipuluar turin e parë të zgjedhjeve humbi, sepse tek i dyti nuk kishte shpresë. Nga ana tjetër, lideri i opozitës nuk harroi ta krahasonte veten me Kryeministrin aktual, Jushçenko. "Janukoviçi përfundoi atje ku e kanë vendin të gjithë janukoviçët, kursep Jushçenkoja po e çon vendin drejt demokracisë", tha Berisha.
Konflikti interesave
Kreu i opozitës, gjatë fjalës së tij, sqaroi pozicionin që do të kenë biznesmenët, në rast se vendosin të hyjnë në politikë nën siglën e PD-së. Sipas tij, po hartohet një projektligj nga KOP-i për Konfliktin e Interesave, i cili synon të ndajë biznesin personal nga politika. "Ai që do të vijë, është i mirëpritur, por duke respektuar me rigorozitet ligjin e konfliktit të interesave, i cili do të jetë një detyrim dhe do të jetë ligji i parë për nëpunësin më të thjeshtë deri te kryetari i qeverisë, dhe ky ligj nuk pengon biznesin, por shpëton atë nga dora e zezë e shtetit", tha Berisha. Sipas tij, biznesmenët do të jenë të lirë të mos heqin dorë nga aktiviteti i tyre, por nuk do të lejohen të marrin poste drejtuese në administratën e lartë shtetërore. Për këtë, lideri demokrat solli shembull miratimin e ligjit të akcizës, të propozuar nga ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli. "Nuk nuk mund të harrojë atë ditë në parlament, kur Duraku dhe Angjeli sollën ligjin për rritjen e akcizave. A mund të ndodhë që dy biznesmenë të sjellin ligjin për rritjen e akcizës? Po pse e bënë këtë? Për të falimentuar të gjithë biznesmenët e tjerë të naftës, sepse vetë e kalojnë kontrabandë. Atëherë të harrojnë se do mund të përdorin pushtetin kundër biznesit të tjetrit. Kushtet do t'i përcaktojë ligji, pasi unë nuk mund të bëjë atë që bën Marko Bello, që thotë "fajin e kanë gratë", tha Berisha. Ndërkohë, lidhur me amendamentet e propozuara për median nga deputetët Nikollë Lesi dhe Erion Braçe, Berisha u shpreh se do të përkrahë vetëm ligjet që do të hartojnë institucionet ndërkombëtare. Këto komente lideri demokrat Berisha i bëri pas një takimi me futbollistët e Klubit Tirana, gjatë të cilit, sipas kreut demokrat, u diskutua për situatën e vështirë, në të cilën ndodhet sot sporti shqiptar.
Takimi
Sipas Berishës, është e patolerueshme që sportistët më të talentuar të largohen nga vendi dhe të garojnë për shtete të tjera. Lideri demokrat tha se sporti dhe sportistët do të jenë në qendër të qeverisjes në rast se opozita fiton zgjedhjet e ardhshme. "Mesazhi që unë marr nga ky takim është projekti që ne duhet të kemi në mënyrë që të gjitha këto, sporti, kultura, arti, të kenë mbështetjen më të fuqishme dhe vetëm në këtë mënyrë imazh i vendit do të ndryshojë shumë. Janë këto instrumentet shpirtërorë të shndërrimit të Shqipërisë në vendin e Shpresës", tha Berisha.
Berisha vijon "Ditët e Shpresës" në Lushnjë
Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë vizitës së tij në Lushnjë, ka theksuar se qeveria e ardhshme do të bëjë një reformë të thellë si në administrimin e pushtetit ashtu dhe në klasifikimin e pagave. Sipas tij, janë rreth 532 punonjës, që i kanë pagat më të larta se ministrat, ndaj dhe kjo pikë duhet riparë. Në lidhje me deklaratat e dy ditëve më parë të Fatos Nanos, Berisha tha se nuk do të përdor gjuhën e Nanos, pasi atij i kanë zënë sytë lekët. Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar qeverinë aktuale se është duke përdorur mënyra diskriminuese në ndarjen e buxhetit për bashkitë dhe komunat. Fondet që ka dhënë shteti për Lushnjën, Berisha i ka barazuar me fondet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa duke marrë si shembull punën e bërë nga kjo bashki, në minimizimin e shpenzimeve dhe në rritjen e investimeve, Berisha tha se vënia në efiçensë e fondeve do të jetë një tjetër pikë e fortë e qeverisë së ardhshme. Duke shpalosur strategjinë e strehimit, Berisha tha se do të ndërtohen 1200 apartamente në vit për të pastrehët, ndërsa do të jepen dhe 2 mijë kredi të zbutura për të ulur nivelin e të pastrehëve.