Meksi: Ndarja Zonale mbaron brenda 24 shkurtit

23/02/2005 Ministrja e Integrimin deklaron nisjen e bisedimeve me grupin e posaçëm të BE-së
Ministrja e Integrimit ka kërkuar prej forcave politike përfundimin e ndarjes së re zonale, brenda kësaj jave. Meksi ka konfirmuar se në selinë e Prezencës së OSBE-së është duke u përfunduar marrëveshja, e cila, do t'i paraqitet grupit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i cili do të negociojë me vendin tonë. Sipas Meksit do të jetë një përfaqësues i Kuvendit, që në datën 24 do të raportojë mbi reformën legjislative në lidhje me zgjedhjet. Ndërsa duket se vetëm ndarja e re elektorale është pika, ku Shqipëria do të ketë problemet më delikate. Një tjetër përplasje mes palës shqiptare dhe përfaqësisë së BE-së pritet të jetë dhe reforma mbi çështjen e pronave, ku janë kërkuar të dhëna mbi tokën e lirë dhe ndërmarrjet shtetërore, që do të përdoren në kompensimin e ish pronarëve. Meksi është shprehur se për këtë çështje, do të raportojnë disa insitucione, që janë përfshirë në procesin e zbatimit të ligjit, për kthimin dhe kompensimin e pronave. Megjithatë ministrja e Integrimit ka theksuar se dhe për këtë pikë nuk do të ketë probleme për palën shqiptare, pasi tashmë raporti është bërë gati. Në lidhje me zbatimin e të drejtave të Njeriut, pala shqiptare ka theksuar se Shqipëria ka nënshkruar konventat ndërkombëtare për minoritetet, ndërsa janë zbatuar konkretisht detyrimet, që dalin prej tyre. Megjithatë ekspertët nuk kanë qenë të qartë mbi numrin e minoriteteve, që janë në Shqipëri. Shkak për këtë është fakti se në regjistrimin e popullsisë së disa viteve më parë, nuk është deklaruar kombësia. Megjithatë INSTAT në takimin me task forcën e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se në Shqipëri vetëm 1 e katërta e popullsisë është me kombësi tjetër nga ajo shqiptare. Megjithatë, Meksi është shprehur se metodika me të cilën është bërë llogaritja e prezencës së minoriteteve, i është bërë e ditur dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.