Mallakastër, sëpatë kokës për tokën
Një 84-vjeçar nga fshati Zaimaj i Rrethit të Mallakastrës është plagosur mjaft rëndë me sëpatë. Policia dyshon se autorë të plagosjes së të moshuarit janë dy të afërm të tij, të cilët janë arrestuar disa orë pas ngjarjes. Mësohet se dhe persona të tjerë të përfshirë në një konflikt të dhunshëm të enjten pasdite kanë marrë plagë më të lehta. Motiv i sherrit, sipas policisë, kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një rrugice mes banesave të anëtarëve të të njëjtit fis.
Sherri
Pjesëtarë të fisit Taraj, që banojnë në fshatin Zaimaj të Komunës Fratar, rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Ballshit, janë përfshirë pasditen e së enjtes në një debat të ashpër. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se debatet kanë nisur rreth mesditës, ndërkohë që në orën 17:00 ka nisur përleshja. Mësohet se gjatë përleshjes 84-vjeçari Shefqet Taraj ka marrë plagë të rënda nga goditja me sëpatë. Ai është plagosur në kokë dhe në shpatull. Pas plagosjes ai është transportuar nga të afërmit drejt spitalit të Ballshit dhe mjekët, duke parë gjendjen e rëndë, e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit. 84-vjeçari Shefqet Taraj i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në repartin e reanimacionit në spitalin e Fierit dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Mësohet prej mjekëve dhe të afërmve se ai ka rënë në gjendje kome. Ndërkohë, në përleshjen mes burrave të fisit Taraj janë plagosur edhe persona të tjerë. Policia deklaron zyrtarisht se janë plagosur lehtë katër shtetas, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por janë goditur me mjete të forta.
Arrestimet
Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Ballsh deklarojnë se për ngjarjen e ndodhur janë vënë në pranga dy shtetas. Dy të arrestuarit janë Viktor Taraj 30 vjeç, lindur e banues në fshatin Zaimaj të Komunës Fratar, si dhe babai i tij 61-vjeçar, Novruz Taraj. Burimet policore tregojnë se atë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me sëpatë xhaxhain e Novruzit, 84-vjeçarin Shefqet Taraj. Dy autorët janë përfshirë në sherrin e ndodhur mes anëtarëve të fisit, por përveç gërvishtjeve dhe lëndimeve të lehta, nuk kanë marrë asnjë plagë serioze. Ata janë vënë nën prangat e policisë rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm. Akuza që është ngritur për atë e bir është ajo e "plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim". Policia, pasi ka prangosur autorët, të cilët nuk janë denoncuar nga i plagosuri, u ka marrë atyre dëshmitë përkatëse me qëllim zbardhjen e ngjarjes si dhe u ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sëpatën, e cila ishte ende me gjak. Dy të arrestuarit kanë treguar për policinë edhe motivin e kësaj përplasjeje.
Motivet
Sipas policisë së Ballshit, motivi i ngjarjes së ndodhur në fshatin Zaimaj të Mallakastrës ka qenë konflikti për pronësinë. Shkak mësohet të jetë bërë një sipërfaqe shumë e vogël toke, e cila do të shërbente si rrugicë ndarëse mes banesës së djalit të të lënduarit dhe autorëve të plagosjes. Këta të fundit nuk kanë dashur që të afërmit e tyre të përdorin këtë rrip toke për të kaluar dhe shpesh herë mes tyre ka pasur debate. Të enjten debati ka degjeneruar në përleshje fizike, ku janë përfshirë më shumë se 20 burra të fisit Taraj.
Konfliktet për pronën kanë shkaktuar mjaft herë ngjarje të rënda në Qarkun e Fierit. Në Rrapëz të Lushnjës, disa muaj më parë, nipi kërcënoi me granatë familjen e xhaxhait vetëm për një rrugë ndarëse mes banesave të tyre, ndërsa në Roskovec dhe Ruzhdie disa javë më parë ndodhën përplasje të ngjashme me këtë të fundit, mes anëtarëve të të njëjtit fis.