Shtëpi publike në Kuçovë, arrestohet "shefja"
Kryen dënimin me gjashtë muaj burg për "ushtrim prostitucioni", por vazhdon të ofrojë "shërbime" për klientët e seksit, duke shfrytëzuar edhe disa vajza të reja. Kështu ka ndodhur me Salushe Subashin, e dënuar dy vite më parë për "ushtrim prostitucioni". Gruaja 40-vjeçare nga qyteti i Kuçovës është arrestuar dje pasdite, ndërkohë që ekspertët hetimorë ende nuk kanë ngritur zyrtarisht asnjë akuzë ndaj saj, pasi hetimet vazhdojnë. Gruaja është ndaluar në lokalin e saj, në hyrje të Kuçovës, në vendin e quajtur "Meteorë", ku prej disa muajsh ka rinisur aktivitetin e saj në ofrimin e seksit kundrejt 10 mijë lekëve të vjetra.
Prokuroria e Beratit dhe agjentët e Zyrës së Luftës Kundër Trafiqeve kanë nisur prej disa ditësh hetimet për 40-vjeçaren. Emri i Salushe Cubashit nuk ka qenë i panjohur për hetuesit, pasi gruaja kishte precedentë në këtë aktivitet. Tre muaj më parë, ajo kishte marrë me qira lokalin në hyrje të Kuçovës dhe kishte nisur sërish "punën" në të. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se një javë më parë, pranë organit të prokurorisë, ka mbërritur denoncimi i një gruaje nga qyteti i Kuçovës. Ndonëse emri i gruas nuk bëhet i ditur, sipas burimeve të policisë mësohet se ajo kishte denoncuar largimin e herëpashershëm të vajzës së saj nga banesa. Gruaja kishte mësuar nga verifikimet e saj se vajza 19 vjeçe kishte lidhje me 40-vjeçaren Cubashi. Menjëherë pas marrjes së këtij denoncimi, ekspertët e policisë dhe ata të prokurorisë nisën hetimet, nga të cilat rezultoi se tri vajza, dy prej të cilave nga Ura Vajgurore dhe një nga qyteti i Kuçovës, punonin si prostituta në lokalin e 40-vjeçares.
Ajo dyshohet se e ushtron edhe vetë prostitucionin, ndërsa ishte lidhur disa muaj më parë me vajzat e papuna të cilave u ka ofruar klientë të moshave të ndryshme, kundrejt një shumë prej 10 mijë lekësh. Në lokalin e 40- vjeçares mësohet sipas burimeve të policisë se janë përshtatur dhe dy dhoma të vogla, në të cilat ofrohej seks për meshkuj të moshave të ndryshme, kryesisht banorë të zonës. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje përveç pronares së lokalit edhe tri vajzat që punonin aty. Policia tha se në këtë lokal shërbenin me ditë të veçanta edhe disa vajza të tjera nga qyteti i Lushnjës, por ende nuk është bërë verifikimi i tyre.