Mamitë e maternitetit trajnohen për të dhënë shërbim special
Plot 30 mami janë trajnuar për të dhënë shërbim më të mirë shëndetësor, për të qenë më profesionale dhe për të qenë më pranë metodave bashkëkohore të trajtimit shëndetësor të nënave dhe fëmijëve. Dje me rastin e përfundimit të programit për trajnimin, informimin, teknikat në reanimimin dhe stabilizimin e fëmijëve të porsalindur zhvillua ndarja e certifikatave.
Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Shqipëri Robert Bosch. Drejtori i S.U.O.GJ. "Mbretëresha Geraldine" Halim Kosova foli jo vetëm për rëndësinë e këtij kursi por edhe për rëndësinë e të pasurit të një stafi të mirëtrajnuar.
Njohuritë e marra dhe praktika e zhvilluar gjatë trajnimit me temë "kujdes mjekësor" ishin kryesisht për kontrollin dhe mbajtjen ne parametrat e duhur të frymëmarrjes, temperaturës, nivelit të sheqerit në gjak, gazeve në gjak, kryerjen e analizave të ndryshme si dhe mbështetjen emocionale nga prindërit me foshnja e sëmure. Ky trajnim do tu vijnë në ndihmë jo vetëm mami-infermiereve pjesëmarrëse në trajnim por edhe kolegeve te tyre. Mamitë-infermiere pjesëmarrëse në trajnim, ishin jo vetëm punonjëse të Spitalit Universitar "Mbretëresha Geraldinë" por edhe nga rrethe të ndryshme si: Shkodra, Tropoja, Bulqiza, Lezha, Elbasani, Lushnja, Fieri, Gjirokastra, Saranda.
Në një vit, në vendin tonë kanë lindur rreth 34 mijë fëmijë dhe kanë humbur jetën 411 të tjerë. mosha e tyre ka qenë nga 0 deri në 1 vjeç. Në analizën e detajuar të treguesve shëndetësor të raportuar nga ministria e Shëndetësisë rezulton se në 10 mijë lindje kemi 12 vdekje foshnjore në 1 mijë lindje. Ndërsa numri i vdekjeve amtare, çka do të thotë i nënave të cilat humbasin jetën gjatë lindjes nuk konsiderohet i lartë. kemi 14 vdekje në 10 mijë lindje. Ndërsa këtë vit në vendin tonë numërohen vetëm 4 vdekje të tilla. Numri i vdekshmërisë foshnjore ka ardhur drejt uljes po të krahasojmë me vitin 1993, megjithatë shifrat mbeten ende në të njëjtat nivele gjatë këtyre 4 viteve të fundit.