Taksat në ndërtim, Biberaj voton kundër
Komisioni parlamentar për ekonominë dhe financat miratoi dje projektligjin "Për taksat kombëtare", i cili propozon ulje të taksës mbi ndikimin në infrastrukturë nga 2-4 për qind në 0.1 për qind. Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj ka votuar kundër variantit të qeverisë me pretekstin se ulja e taksës dëmton buxhetin e pushtetit lokal. Ulja e taksës, e cila mblidhet nga bashkitë dhe komunat për buxhetin e tyre, sugjerohet të aplikohet për projektet e mëdha në fushën e infrastrukturës, si p.sh në energjetikë (hidrocentrale). Pra, taksa 2-4 për qind për Tiranën dhe 1-3 për qind për pjesën tjetër të vendit nuk do të aplikohet më për projektet e mëdha në ndërtim, por vetëm në masën 0.1 për qind. Deputetë të opozitës kundërshtuan variantin e qeverisë, me pretekstin se ulja është bërë tepër e madhe dhe mund të ndikojë negativisht për bashkitë dhe komunat, kryesisht për zonat verilindore. I pyetur nga kreu i komisionit, Spaho, për qëndrimin e pushtetit vendor rreth projektligjit, juristi i Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani, garantoi aprovimin e dhënë nga Shoqata e Bashkive dhe Komunave.
Propozimet
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, kundërshtoi uljen e taksës në 0.1 për qind, por propozoi një normë nga 0.1 për qind deri në 0.5 për qind. "Nuk mund të lëmë një normë fikse 0.1 për qind. Komisioni duhet t‘i japë mundësi që aplikimi i masës së taksës të kryhet vetëm nga pushteti vendor, në varësi të vlerës së investimit". Një tjetër pikë debati në komision u bë e drejta që i jepet në ligj Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për të vjelë nga taksa mbi infrastrukturë 8 për qind të vlerës së investimit. Gjatë votimit të projektligjit për taksat lokale ra në sy vota kundër e deputetit të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, i cili tha se ulja e taksës ndikon negativisht për buxhetet e vogla të bashkive dhe komunave. Vota kundër e ligjit të qeverisë nga deputeti i PD-së vjen pas shkarkimit që iu bë Biberajt nga posti i zv/presidentit i Asamblesë të KE-së, me urdhër të Jozefina Topallit.
Neni 27
Ndryshimet në ligjin për taksat lokale bëhen në nenin 27, i cili përjashton nga taksat 1-3 për qind dhe 2-4 për qind (për Tiranën), projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshi makineritë dhe pajisjet për këto projekte. Të gjitha këto projekte do të taksohen me 0.1 për qind.
Vota kundër
Gjatë votimit të projektligjit për taksat lokale ra në sy vota kundër e deputetit të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, i cili tha se ulja e taksës ndikon negativisht për buxhetet e vogla të bashkive dhe komunave. Vota kundër e ligjit të qeverisë nga deputeti i PD-së vjen pas shkarkimit që iu bë Biberajt nga posti i zv/presidentit i Asamblesë të KE-së, me urdhër të Jozefina Topallit.
Pronat
Hiqet tatimi
mbi kompensimin
Tjetër ndryshim në ligjin për taksat lokale lidhet me heqjen e tatimit mbi të ardhurat për personat që përfitojnë nga procesi i kompensimit monetar të pronave. Masa e taksës 10 për qind aplikohet ndaj çdo të ardhure, përfshi edhe ndaj ish-pronarëve, të cilët këto do të nisin të marrin kompensimin monetar nga fondi 500 milionë lekë i vitit 2008. Heqja e taksës është bërë edhe për shtresat e të përndjekurve politikë, të cilat së shpejti pritet të marrin dëmshpërblimet.