E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City mund të bëhet si Barcelona

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 11:12

Yaya Toure beson se ekipi i tij aktual, Manchester City ka potencial dhe rezerva që në të ardhmen të bëhet i madh si Barcelona.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë, i cili kaloi disa vite te gjiganti katalunas, e lavdëroi ish klubin e tij për stilin e lojës dhe për punën që bën me akademinë.

Mirëpo, mesfushori defanziv insiston se City mund ta sfidojë ekipin e Pep Guardiolas në të ardhmen, falë aspektit të tyre të mirë financiar.

“Man City po shkon në atë rrugë (të blejë më shumë yje) dhe për disa vite do të bëhet klub i madh si Barcelona. Ne duhet të punojmë shumë dhe ta japim më të mirën për të luftuar me një klub të madh si Barça”, deklaroi Toure për goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›