Man City mund të fitojë Premierligën

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 16:47
Patrick Vieira beson se nuk ka arsye pse Manchester City nuk mund të fitojë Premierligën këtë sezon.
Vieira, anëtar i ekzekutivit në klub ka thënë se gara për titull këtë sezon do të jetë më e hapur se kurrë më parë.
“Liga është më interesante tani, sepse janë gjashtë ekipe që mund të fitojnë titullin. City është i mirë aq sa United, Arsenal dhe Chelsea dhe nuk duhet të kemi frikë të themi se mund të fitojmë titullin”, tha Vieira për BBC Sport.
City përfundoi i treti në sezonin e kaluar, derisa triumfoi në FA Cup.