Hernanes lavdëron Canën

Mesfushori i Lazios, Hernanes ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, yllin kosovar Lorik Cana për golin e tij në fitoren 3-2 në udhëtim te Lecce të shtunën.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe realizoi golin e tij të parë me fanellën e Lazios, që i ndihmoi skuadrës romake të fitojë pikë të rëndësishme.
“Komplimentet e mia për Canën, është gjë e mirë që kushdo që hyn në fushë të jep gjithmonë kontributin e tij”, tha Hernanes për Lazio Style Radio.