Suspendohet emërimi i Van Gaalit në Ajax

Një gjykatës holandez ka suspenduar përkohësisht emërimin e Louis van Gaalit si drejtor në Ajax, duke u dhënë aksionarëve të katër herë kampionit të Evropës mundësinë e votimit rreth kalimit.
Katër anëtarë të bordit pesëanëtarësh të Ajaxit emëruan Van Gaalin dhe drejtorët e tjerë në nëntor pa u konsultuar me anëtarin e pestë, legjendën Johan Cruyff.
Cruyff, i cili ishte shprehur publikisht kundër rikthimit të Van Gaalit në klub, tha se vendimi i gjykatësit ishte “fitore për futbollistët”.