E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancester Junajtid zyrtarizon kthimin ne skuader te Pol Skolls

Ajo që fillimisht u cilësua thjesht si një thashethem rezultoi e vërtetë.Pol Skolls i rikthehet fushave të lojës, pas tërheqjes në fund të sezonit të kaluar dhe do të mbrojë ngjyrat e Mançester Junajtid deri në fund të këtij edicioni.
“Djajtë e Kuq” zyrtarizuan rikthimin e mesfushorit 37-vjeçar në skuadër, madje ai u vendos menjëherë nën urdhrat e Sër Aleks Ferguson, për derbin në turin e tretë të FA Cup, në “Etihad Stadium” kundër Mançester Sitit.
Trajneri Ferguson e komentoi vendimin e Skolls për t’u rikthyer si fantastik, duke theksuar se “është gjithmonë një trishtim të shohësh lojtarë të mëdhenj që I japin lamtumirën futbollit, mbi të gjitha kur kjo ndodh përpara kohe”.
Tekniku i Junajtid nënvijëzoi se ish-mesfushori I përfaqësueses angleze ka ruajtur formën e shkëlqyer fizike, edhe sepse ai ka drejtuar dhe stërvitej me ekipin e rezervave në “Olld Traford”.
Edhe Skolls u shpreh i lumtur për rikthimin, duke shpresuar se do të ndihmojë klubin që të arrij të tjera suksese. Lojtari u aktivizua menjëherë pas rikthimit, pasi luajti mbi 30 minuta në sfidën ku Junajtid fitoi me rezultatin 3-2 me kushërinjtë rivalë të Sitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›