E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Junajtit pa sponsor, tërhiqet AIG

Kriza ekonomike ndërkombëtare po ndihet edhe mes kolosëve të
futbollit. Në fakt, nga dje Mançester Junajtid është zyrtarisht në
kërkim të një sponsori të ri. E deritanishmja, kompania e sigurimeve
amerikane "AIG", nuk do të jetë në gjendje të rinovojë kontratën 60
milionë euroshe, për shkak të problemeve të rënda financiare. Nga
maji i 2010 "Red Devils"-at do të jenë pa sponsorin e tyre. Do të
duhet të gjejnë një të ri që mund të përmbushë marrëveshjen e mësipërme,
ku parashikohen të paktën plot 14 milionë sterlina në vit.
Nuk është surprizë, ka krizë edhe te skuadra që në 2008 fitoi Premier,
Champions e Botërorin e klubeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›