E Diel, 1 Nëntor 2026

Real e Barça, superderbi për Kaka

Derbi "klasik" ndërmjet
Barcelonës dhe Realit të
Madridit vazhdon edhe
jashtë fushave. Milani duhet të
fillojë përgatitjet për t‘u përballur
me stuhinë që mund të vijë nga
Spanja, pasi katalanët janë futur
në garë me "merengues", për të
siguruar shërbimet e mesfushorit
brazilian në fund të sezonit.
Gazeta sportive "AS", theksonte se
Barça, e cila po ecën e sigurt drejt
titullit kampion në La Liga, synon
të blejë Kakanë. Në këtë
mënyrë, telenovela e ish-fituesit
të "Topit të Artë" merr një drejtim
mjaft intrigues. Sipas mediave
iberike, kandidatët që kërkojnë të
bëhen pasardhës të Johan
Laportës te "blaugranat", duhet
me patjetër të blejnë yllin e Milanit,
që të sigurojnë votat e mjaftueshme
në Asamble. Tifozët
ëndërrojnë të shohin një skuadër
edhe më spektakolare se ajo e tanishmja,
ku Kaka do të luajë përkrah
argjentinasit, Lionel Mesi. Në "duelin"
për fantazistin brazilian, në
teori Barcelona duket më e favorizuar.
Kjo për faktin e thjeshtë, se
mandati i Laportës përfundon në
vitin 2010 dhe klubi ka më shumë
kohë në dispozicion për të punuar
rreth gjetjes së marrëveshjes me
Milanin. Ndërkohë, Reali penalizohet,
pasi kreu i ri i klubit madrilen
do të përcaktohet gjatë verës.
Megjithatë, në "Santiago Bernabeu"
kanë një "as nën mëngë".
Bëhet fjalë për ish-presidentin
Florentino Perez, i cili synon të
përdorë të njëjtën "hile" si nëntë
vjet më parë, për të fituar sa më
shumë vota në Asamble. Ai ka
premtuar se do ta afrojë mesfushorin
te Reali dhe përveç tij skuadra
do të përforcohet edhe me një
trajner të mirënjohur në arenën
ndërkombëtare. Kaka do të jetë
"Luis Figo i ri" i Perez: përpara se
të merrte postin e presidentit në
vitin 2000, manjati u kishte premtuar
tifozëve se do të blinte mesfushorin
portugez, që në atë periudhë
luante te Barcelona dhe
transferimi u realizua pas një marrëveshjeje
milionere që çuditi të
gjithë botën e futbollit. Vetëm tre
vjet pas largimit, Perez paraqitet
sërish si alternativa kryesore dhe
për të bindur tifozët ka shfrytëzuar
Kakanë. Sipas gazetës "El Mundo
Deportivo", ai ka gjetur marrëveshjen
me Silvio Berluskonin
për blerjen e brazilianit. Projekti i
don Florentinos është i qartë: 80
milionë euro në arkat e Milanit
(dhe jo 105 milionë euro sa ishte
oferta e Sitit) dhe një rrogë 12-13
milionë euro neto në sezon për
lojtarin. Edhe pse shifra është më
e ulët se ajo që ofronte sheiku
Mansur, Kaka ka garancinë se do
të aktivizohet në skuadrën më
tërheqëse në botë. Për të plotësuar
kuadrin në ambientet e Realit po
flitet edhe emri i Arsen Venger. Ai
do të udhëheqë skuadrën drejt
aventurës së re. Nga ana e tij,
francezi "joshet" nga ideja që të
largohet nga Arsenali për t‘u
emëruar trajner-menaxher në
"Benrabeu". Zërat u konfirmuan
edhe nga Arrigo Saki, që gjatë
presidencës së Perez ka punuar si
drejtor sportiv te Reali. Për radio
"Onda Zero", ai tha: "Perez do të
tentojë të rikthehet te Reali dhe të
blejë Mesin, Kakanë e Kristiano
Ronaldon. Florentino është një
njeri i jashtëzakonshëm dhe një
president fenomenal, por duhet të
mësojë të bëjë vetëm detyrën që i
takon në krye të klubit. Unë e kisha
paralajmëruar se po shkatërronte
punën e tij, sepse dëshironte të
ishte edhe trajner, drejtor sportiv,
sulmues, portier...".

Kaka, ja prapaskenat e dështimit të tratativave

E vërteta është se në gjashtë orë
bisedime Mançester Siti ka bërë
vetëm pyetje dhe nuk ka prezantuar
për asnjë moment ofertën për Kaka.
Si mendonte se mund ta merrte?
Tjetër gjë është të blesh një klub apo
një pallat, tjetër gjë është t‘i mbushësh
mendjen një prej lojtarëve më të
mirë të botës". Ky është rrëfimi i një
prej 8 protagonistëve të mbrëmjes së
refuzimit të Sitit. Përveç projektit të
klubit anglez, ajo që ndikoi ishte edhe
sjellja joprofesionale e emisarëve të
tij. Babai Bosko rrëfen si u zhvilluan
ngjarjet. "Mançester Siti e menaxhoi
tratativën në një mënyrë anormale".
Garri Kuk dhe Simon Piers, në veçanti,
kanë bombarduar me pyetje baba
Boskon, të cilit në më shumë se një
rast i është dashur t‘i kërkojë ndihmë
Adriano Galianit, ngaqë anglezët hynin
në raportet komerciale mes Milanit
dhe "planetit" Kaka. Që në fillim
qendër e diskutimeve ishte menaxhimi
i markës-Kaka. Një kriter që ka
befasuar Boskon. Emisarët e Sitit në
takimet e mëparshme kishin pranuar
një rrogë nga 15 milionë euro e
sipër. Mes shumë gjërash të habitshme,
një e ka prekur Boskon më
shumë. Rreth orës 22 Siti, pasi u konsultua
me sheikun, bënë të ditur që
se do ta bënte propozimin e tij nesër
nëpërmjet "e-mail"-it. Në këtë pikë
Bosko e Galiani janë parë në sy dhe
kanë kërkuar të ndërpritet çdo tratativë.
Kuk ka provuar të ndryshojë
strategji, por tashmë Galiani kishte
lajmëruar Berluskonin. Dhe Kaka
mbeti i Milanit, për meritë të tij, por
edhe të shumë gabimeve të Sitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›