Mançesteri dhe Bajerni, luftë për Nojerin
Manuel Nojer ishte i pabesueshëm. Ka qenë ndoshta paraqitja më e mirë e një portieri, që mund të kem parë gjatë karrierës sime. Kaq ka mjaftuar nga goja e Sër Aleks Fergusonit, për të ndezur edhe një herë luftën mes Bajernit dhe Mançesterit, lidhur me portierin e shumëkërkuar të Shalkes. Pritjet e shkëlqyera të 25-vjeçarit në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj djajve të kuq i detyruan edhe një herë drejtuesit e Bajernit të lëvizin, duke ndier kërcënimin e anglezëve. Ne duam Nojein, – tha për Tzjo më larg se një ditë më parë presidenti i Bajernit, Uli Hënes. Kur ekziston vullneti, mund të gjendet gjithnjë një zgjidhje, por Shalke sduhet të na kërkojë një shifër astronomike, tha Hënes.