esse nga nje shkrimtar i eger
19/12/2004 Esse nga një shkrimtar i “egër”
Për të shpëtuar letërsinë, shkrimtari Ridvan Dibra ka hequr “trupin e huaj”. Me mjaft egërsi, por thotë se ka shpëtuar. Në librin e tij “Dekalogu i turpit”, ku janë botuar dhjetë esse, botuar nga “Ombra GVG”, Dibra nuk ka mëshiruar aspak qoftë dhe vetveten për të shfryrë gjithë mllefin për artin e sotëm, e turpin e shkrimtarëve.
Ka gjetur arsyet nga më të mundshmet, pse një shkrimtar dhe letërsia e tij arrin të kutërbojë, me shkakun e vetëm për të mos i zhytur ato në librat e tij artistikë.
“Trupa të huaj” i quan shkrimtari, në një farë mënyrë, essetë. Pasi përkëdhel, së pari, “të shkruarit e një romani” si festë të mendjes, Dibra hidhet në humnerën e rrezikshme të të bërit letërsi në një vend të vogël si ky i yni. Frika e tij dhe konkluzioni i ashpër njëkohësisht, është majmunëria ose thënë më me mirësjellje provincializmi, që pas viteve ’90 esseistit i tërheqin vëmendjen imitimet e verbëra “pas një dimri me liri të mohuar e informacion të munguar”.
Bashkëjetesa me panterat, nën “testamentin” konkludiv se sot nuk ka artistë, por tregtarë arti, Dibra i referohet “agjëruesit” torturues të mjeshtrit të madh çifut Kafkës, për të hyrë nën lëkurën e tij, me një përshkrim filozofik të mbijetesës së shkrimtarit, artistit bashkëkohor.
Rrëfimet duken mjaft të brendshme, duke dashur të zbrasë ngërçet e kohës së sotme, Dibra hiqet mënjanë vetë dhe nuk lë fjalë pa thënë, gati në ulërimë për çorbën letrare të lidhur mes famës, abuzimit dhe politikës. “Dekalogu i turpit” ose të qenit shkrimtar, pothuaj arrin kulmin, duke folur në mënyrë serioze, me pretendimin se po nxjerr të palarat, që realisht nuk i vuan vetëm Dibra, por rëndon dhe mbi pjesën modeste të njerëzve të lidhur me kulturën. Autori në këtë rast, pa shenja pesimizmi, nuk i prish punë ndonjënjeriu me këtë zemërim, përveç faktit se ai vetë tregon se kërkon shtegun e tij, ku takon gjithë monstrat që i duhen për essetë.
V.Murati
Dekalogu i turpit
ose të qenit shkrimtar
Të qenit shkrimtar (marrëveshjen e kemi bërë tashmë: fjalën e kam gjithmonë për të vërtetit, seriozët)
Në asnjë vend dhe në asnjë epokë nuk ka qenë një “zgjedhje” e lehtë. Përkundrazi: një akti i mundimshëm, që ka kërkuar angazhim të plotë shpirtëror, intelektual e deri edhe fizik. Porse ndodh, në disa kohë e hapësira të caktuara, kur të qenit shkrimtar është as më pak e as më shumë heroizëm! Heroizëm i një lloji të veçantë, të cilin në kuadrin e rinovimit të termave mund ta quajmë edhe postheroizëm.
Të merremi vesh që në fillim, fjalën nuk e kam aspak për lodhje të tilla të “zanatit”, siç kishin me qenë, për shembull, puna e mundimshme me tekstin, leximi e kulturimi i vazhdueshëm, vëzhgimet e paprajshme brenda e jashtë vetes, e plot të tjera kësisoj.
Të tjera detyra, fort më të rëndësishme, ka një shkrimtar (që rron në një kohë e hapësirë të caktuar), të cilat (domethënë detyrat), unë po rrekem t’i përmbledh në pikat e Dekalogut të mëposhtëm:
1. Të angazhohet detyrimisht në politikë (duke synuar sferat e saja më të larta), edhe pse ajo mund të jetë më e pamoralshme se kurrë. Një angazhim i tillë (këshillohet forca politike, e cila në çastin e angazhimit, zotëron pushtetin) do t’i sillte të angazhuarit, përveç përfitimeve materiale, njohje publike, vlerësime të shpeshta e të shumta të librave të tij (çmime, prezantime, përkthime, shkrime etj.).
2. Të jetë më fort se i kujdesshëm me miqtë e tij shkrimtarë (njëlloj si të ecë në një fushë të minuar) dhe të mos hezitojë t’ua ngulë thikën pas shpine (në rastin më të parë), duke mos harruar për asnjë çast se një fat të tillë (domethënë thikën pas shpine) mund ta ketë edhe ai vetë. Rastet e miqësive të vërteta mes artistësh e shkrimtarësh t’i quaj si demode e jashtë kohe.
3. T’ua krehë bishtin papushim “të mëdhenjve” të letërsisë, me bindjen e patundur se nga kjo krehje, bashkë me pleshtat e punumurt, do t’i bien në prehër edhe thërrime lavdie, me të cilat (me thërrimet, pra) mund të ushqehet fort mirë sa të jetë gjallë. Dyshimin se (pas vdekjes apo edhe më parë) do të kujtohet thjesht si “krehës bishtash”, ta hedhë poshtë pa kurrnjë hezitim.
4. Mos ta harrojë për asnjë çast e një asnjë vend “logjikën interesante të strucit” (domethënë futjen dhe mbajtjen e kokës në rërë), çka nënkupton shpërfilljen e të gjitha përvojave e realiteteve para, pranë dhe larg tij. Në kushtet e mungesës së shkretëtirës (domethënë të rërës), një logjikë të tillë mund ta aplikojë fort mirë dhe me sukses klubesh e kafeneshë me të tjerë sivllezër.
5. Të jetë më fort se i dashur me të gjithë redaktorët e gazetarët e rubrikave kulturore, me shefat e shtojcave apo revistave letrare, duke ruajtur bindjen e palëkundur që lexuesit u besojnë më shumë opinioneve të tyre (domethënë të redaktorëve, gazetarëve e shefave), sesa librave të tij. Neverinë që mund t’i ngjallë një soj i tillë redaktorësh, gazetarësh, e shefash, ta fshehë me kujdes.
6. T’i bëjë miq për kokë (me të gjitha mënyrat e mjetet) të gjithë studiuesit e kritikët letrarë, duke mos harruar për asnjë çast se ata janë ndër garantuesit më të sigurtë të suksesit dhe ndër të paktit që ia dalin të ngrenë një urë (po të duan) mes tij dhe lexuesit. Paragjykimet rreth mediokritetit e shkurtpamësisë së tyre (domethënë të kritikëve) t’i ruajë vetëm për vete.
7. Të sigurojë lidhje të qëndrueshme e me baza interesi (dhënie e marrje të lloj-llojshme) me juritë letrare (anëtarët e të cilave janë thuajse të njëjtë dhe rrallëherë ndryshojnë nëpër vite), duke mos e vënë për asnjë çast në dyshim zëvendësimin e maksimës së njohur, “Më thuaj ç’vlera ke, të të them ç’shkrimtar je”, me atë tjetrën: “Më thuaj sa çmime ke, të të them ç’shkrimtar je”.
8. Të përfitojë sa e si të mundet nga përvoja e të tjerëve (këshillohen autorë të njohur e që kanë bërë emër nëpër vite, imitimi i të cilëve garanton një sukses të sigurtë), duke mos e vrarë mendjen për broçkulla të tilla, si: origjinaliteti, mëvetësia, ndershmëria krijuese etj. Garanci për suksesin e tij janë miopia dhe indiferenca shembullore e kritikës, lexuesve, studiuesve letrarë etj.
9. T’i kushtojë rëndësi parësore e të vazhdueshme paraqitjes së jashtme (një mjekër të lehtë, pak trishtim në sytë e mollëzat, veshje të errëta etj.), sjelljes (shpërfillës ndaj gjithkujt e gjithçkasë) e mënyrës së qëndrimit, sidomos në mjedise publike (sugjerohen skandalet që tërheqin vëmendjen), duke qenë i bindur se forma të tilla afrojnë suksesin më shpejt dhe më mirë se vetë vepra e tij.
10. Të mos e fajësojë veten në asnjë rast, nëse nga gjithë këto angazhime, më shumë të natyrës “extraletrare”, i mbetet farë pak ose aspak kohë për t’iu përkushtuar “zantit” të tij, domethënë shkrimtarisë, porse atë, domethënë fajin, ta kërkojë gjithkund jashtë vetes; te ligësia dhe injoranca e të tjerëve, te mjedisi i ndotur letrarë, te çasti dhe hapësira ku është dënuar të mbijetojë etj.
Gjetja, usta i vargut të dykuptimtë
Njeriu dhe poeti apo poeti dhe njeriu. Ndoshta të dyja në mënyrë të pandashme. Kjo, pasi të jesh poet duhet të jesh njeri dhe mund të jesh njeri pa qenë ndoshta poet. Por për publikun monografia e shkruar nga Kujtim Dashi, botuar nga enti botues "Listan", në lidhje me poetin Ndoc Gjetja, krijon bindjen se figura e këtij poeti dhe njeriu, janë të konceptueshme në një vetëm. Të duket se ky individ lindi poet dhe njeri njëkohësisht. Dikush mund të shkruaj se në këtë monografi, ndër të rallat që shkrhuet për personalitete që janë në jetë (është për të ardhur keq që kemi kaq pak monografi të tilla), ka adhurim, ka ..., ka..., por dikush mund të konstatojë atë ç'ka ndoshta është më e vërteta dhe që s'ka nevojë për shumë "ka", konstaton respekt. Respekt për njeriun dhe poetin apo poetin e njeriun. Madje mund të thuhet, se vetëm titulli i monografisë "Thellësia e thjeshtësisë", do të mjaftonte për të kuptuar se kush është Ndoc Gjetja. Natyrisht, autori nuk e ka ndërtuar librin vetëm me kujtimet e Gjetjas, apo të tijat (pasi prej shumë vitesh janë dy miq të mirë), por me shumë ngulm ka mbledhur shumë materiale edhe nga miq, shokë apo edhe krijues të tjerë, apo edhe nëpërmjet një gjetje shumë të veçantë, intervista të dhëna nga Gjetja apo edhe shkrime kritike, të shkruara për krijimet e tij. Nuk teprohet aspak, nëse dikush mund të thotë se mund të gjesh gjithçka për këtë poet filozof, që nga fëmijëria e tij (që ndoshta mund të kishte qenë më e përmbledhur), e deri në ditët tona, për të zbuluar një njeri që sado që u ngrit në jetë, sado që kishte shok e miq emrat më të mëdhenj të letërsisë shqiptare ishte, është dhe do të jetë "rob" i njërit nga virtuteve që e ndeshim gjithmonë e më pak në ditët tona, thjeshtësisë. E ndoshta si një antitezë "paradoksale", sa më shumë e ndjen dhe e kupton thjeshtësinë e Gjetjas, aq më shumë ngrihet lart figura e tij, aq më shumë kupton madhështinë e thjeshtësisë, aq më shumë bindesh se Gjetja është jo vetëm një nga poetët tanë më të mirë, por mbi të gjitha njeriu që duhet të na shërbejë të gjithëve, në këto ditë të "marrëzisë së madhështisë", si pikë referimi për të kuptuar vlerat e pakufi të thjeshtësisë.
Leonard Olli