Në gjendje të rëndë e djegura nga zjarri
06/02/2005 DURRËS - Një grua 36-vjeçare është djegur nga pakujdesia, duke i
rrezikuar jetën. Burime të policisë kanë deklaruar se shtetasja M.Peraj, me banim në lagjen nr.15 të Durrësit, është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në spitalin e djegieve në Tiranë për shkak të shkallës së lartë të djegies. Gruaja ka qenë në banesën e saj dhe në kohën që flinte batania, me të cilën ishte mbuluar, i ka marrë flakë. Në banesë, 36-vjeçarja ka qenë e vetme dhe alarmi është dhënë nga i biri saj. Ai me të hyrë në shtëpi ka parë se batania e rënë mbi një furnelë
elektrike kishte marrë flakë, duke i shkaktuar të aksidentuarës plagë të rënda.
Grupi hetimor i policisë ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.