Policia s’jep leje për protestën e Kënetës
06/02/2005 Shtyhet protesta e banorëve
DURRËS - Është shtyrë për një tjetër ditë protesta e banorëve të Durrësit, të cilët kanë kundërshtuar procedurat e legalizimit të banesave të tyre të ndërtuara pa leje.
Megjithëse dje në orët e paraditës në Kënetë janë grumbulluar qindra përfaqësues nga Këneta, Shkozeti e Plazhi, drejtuesit e protestës kanë deklaruar se janë tërhequr nga vendimi për të dalë në Unazën e Durrësit.
Shkak për këtë vendim, sipas tyre, është bërë biseda që ata kanë zhvilluar me krerët e policisë së Durrësit. Nga pohimet e tyre, policia u ka kërkuar organizatorëve të formulojnë kërkesat e protestës, të përcaktojnë orën e datën e tubimit si dhe vendin e zhvillimit.
Ndonëse shumë nga të pranishmit kanë kundërshtuar një vendim të tillë, organizatorët kanë mundur t’i bindin. Sipas drejtuesve të protestës, krerët e policisë së Durrësit janë deklaruar se nuk do
të pengojnë asnjë nismë të organizuar, por, para se protestuesit të dalin në demonstrim, duhet që organizatorët të njoftojnë tri ditë më parë organet e policisë.