Ronaldinjo: Kujdes Malagën
24/04/2005 Sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinjo ka tërhequr vëmendjen e lojtarëve, që mos të ndihen shumë të qetë për ndeshjen kundër Malagës, e cila ka qënë në një formë shumë të mirë gjatë fazës së dytë. “Jemi në një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit dhe skuadra duhet të japë maksimumin. Kjo do të jetë një tjetër finale për ne”- ka deklaruar Ronaldinjo, i cili ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira kundër Getafes. Forma e mirë e braziliani vjen pikërisht në kohën, kur mungon golashënuesi më i mirë Smaul Eto, i cili është dëmtuar në gju gjatë ndeshjes me Relain. “Diferenca është se unë luaja përpara dy organizatorëve, prandaj kisha më shumë mundësi që të qarkulloja topin”- shtoi më pas Ronaldinjo. Gjatë sezonit të kaluar, Barcelona fitoi 5:1 në fushën e Malagës, por Ronaldinjo mendon se, nuk do të ishte realiste të prisje sërisht për një rezulat të tillë. “Është e rëndësishme të përqëndrohemi në lojën tonë dhe jo tek e Realit. Edhe pse ka qenë një javë e qetë, jemi stërvitur shumë në stërvitje. Jemi në avantazh, prandaj edhe titulli është në duart tona”.