E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini pranon fajin

Një humbje 3-1 sot në fushën e Ajaksit është diçka e rëndë, pavarësisht emrit të madh të holandezëve. Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini nuk ka ç’thotë, por të pranojë dështimin.

“E pranoj se është faji im për humbjen, por në fushë ishin edhe 11 lojtarë. Ne luajtëm me 3 mbrojtës vetëm për pak minuta pasi duhej të ishim ofensivë, por nuk ka rëndësi taktika. Në Champions, vendimtare janë shpirti dhe cilësia, jo taktika. Ne nuk patëm kontrollin e ndeshjes, por në pjesën e parë shënuam gol dhe patën 3 raste. Në të dytën, Ajaksi e qarkulloi topin më mirë se ne”.

Ajaksi ka një histori për të marrë zemër, por edhe një filozofi dhe trajneri ambicioz dhe i guximshëm, Frank De Boer, nuk e fsheh atë që synon.

“Kundërshtari ishte i detyruar të luante në sulm dhe të rrezikonte dhe në fillim përdori një sistem tjetër. Por, ne vepruam shpejt, si staf teknik dhe si lojtarë për ta neutralizuar. Në këtë nivel nuk mund të humbësh kohë. Ne vendosëm dy lojtarë për të mbuluar dy futbollistët e tyre me fantazi, Nasri dhe Ture. Ne besojmë tek filozofia jonë dhe duam të jemi në majë të Europës. Nuk e di se kur do t’ia arrijmë, por jemi më pranë”.

Në ndeshjen e ardhshme në Champions dy ekipet do të ndeshen në Angli. Pas saj mund të nxirren më shumë përfundime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›