Mandarina e “Portokallisë”
Problemi me “Portokallinë” është se ndonjëherë të qëllon i ëmbël, ndonjëherë me shumë bërthama, ndonjëherë flak i kuq e ndonjëherë veç lëkurë. Pas largimit të Agron Llakës dhe ardhjes së disa talenteve të tjera në këtë program, skeçet komike nuk është se kanë ndryshuar shumë, por të paktën prania e Eneda Tarifës ka qënë pozitive.
Këngëtarja ka bërë disa interpretime fenomenale, por edhe publiku është adaptuar shumë lehtë pas largimi të Agronit nga Portokallia.
Eneda, po ashtu i ka dhënë shumë këtij emisioni dhe pavarësisht se emisioni është kritikuar nga disa persona, si i dalë mode, me Enedën ai është ndryshe dhe tashmë fjalët e miradije nuk po kursehen për emisionin.
Të kujtojmë intepretimin e Enedës me Salsano Rrapin, ku kishte plot komente nga publiku shqiptarë për këto këngë, përderisa shumë këngë që ajo ka kënduar ëm të janë shndërruar në hite si versioni i tyre i këngës “Vlora” dhe ai i këngës “New York” të Alicia Keys dhe Jay Z, që ishte fantastik Eneda ka kënduar edhe këngë në solo si ajo “Përmeti”, “Lezha” , “Lura” etj.
Edhe pse tekstëve të këngëve ju mungon dukshëm humori dhe pavarsisht se të përshtatura shumë mirë, Salsano dhe Eneida nuk janë Parodistët e Vlorës. Në fund të fundit është një program humori dhe në vënd të lavdërimeve do ish më mirë të sillnin problemet shoqërore e ekonomike të vendit nëpërmjet vargjeve.