E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar ia mbyll dyert Chelseas

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 16:38

Super talenti brazilian Neymar, nuk e ka ndërmend të largohet nga Santos, së paku në një periudhë të afërt. Mediat britanike shkruanin se përfaqësuesi brazilian mund t’i bashkohet klubit londinez gjatë verës, por e vërteta qëndron ndryshe.

“Dëshirë e imja është që të mbetem në Santos. Nuk dua të largohem sepse e dua këtë klub”, theksoi futbollisti ofanziv, Neymar, i cili ka hyrë në zemrat e tifozëve të Santosit, për kualitetin e tij të padiskutueshëm.

Herët ose vonë, ylli i ri i Brazilit do të zbarkojë në kontinentin e vjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›