Papulias: “Provokimet do të marrin një përgjigje, VETON”
Autori i Lajmit: Redaksia
Athinë - Presidenti i Greqisë, Karolios Papulias, paralajmëron se nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, mundësitë janë që të përsëritet skenari i Bukureshtit, kur Athina zyrtare vendosi veto për hyrjen e Maqedonisë në NATO. “Ne kemi bërë lëshime të rëndësishme. Jemi të gatshëm të pranojmë një emër, i cili do të përmbante fjalën Maqedoni, edhe pse kjo është shumë më tepër se sa është parashikuar në kornizën e marrëveshjes që e kanë arritur politikanët grekë para dhjetë viteve”, - ka theksuar Papulias për gazetën “Pashka Pravo”. Ai tha se për Shkupin do të duhej të ishte me interes arritja e marrëveshjes, sepse Greqia është investitor i rëndësishëm në Maqedoni, me rreth 1 miliard euro investime që kanë hapur 20.000 vende pune. Sipas presidentit grek, Maqedonia është duke mbrojtur me kokëfortësi qëndrimin e saj që është i papranueshëm për Athinën zyrtare. “Flasin vazhdimisht për gjuhën dhe popullin maqedonas. Këto deklarime krijojnë një front jo miqësor ndaj Greqisë dhe Bullgarisë. Karolios Papulias është veterani i politikës greke, i cili vazhdon të ngelet në majën e piramidës së pushtetit në Greqi, duke vazhduar fronin e presidentit. Papulias vlerësohet si një politikan i fuqishëm dhe i pamposhtur me qëndrimet e tij ultranacionaliste. Ai së fundi është bërë një nga protagonistët e politikës greke me qëndrimet karshi Shkupit, lidhur me kontestin e emrit. Një socialist i përbetuar që gjithnjë ka mbajtur pozita të larta në Partinë Socialiste Greke, PASOK. Ai, pavarësisht moshës 80-vjeçare, sot ndihet edhe më komod në detyrë, për shkak se ka arritur të ketë përkrah edhe pushtetin ekzekutiv pas fitores së PASOK-ut dhe Jorgos Papandreut në zgjedhjet e fundit parlamentare. Politikani karizmatik dhe një model i politikës së vjetër greke, Papulias, vazhdon të sfidojë presidentët e rajonit të Ballkanit dhe atyre evropianë, edhe pse janë me moshë më të re dhe më vitalë në politikë.
Takimi Barroso-Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nga Brukseli ka thënë se “nuk ka përparim serioz” rreth çështjes së emrit me Greqinë. Ai u takua me kreun e Komisionit Evropian, Jose Manule Barroso, i cili bëri thirrje që ky problem “të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”. Kryeministri Gruevski tha se nuk mund të thotë se ka lëvizje rreth këtij problemi, por megjithatë i bëri thirrje Greqisë që të mos bllokojë vendin: “Ka shumë kohë për bisedime dhe ne jemi të gatshëm për bisedime, por bllokimi nuk është zgjidhje. Bllokimi në NATO tregoi se dy vendet i largoi, në vend të afrimit për të gjetur zgjidhje”, - tha Gruevski. Por veç fjalëve mbështetëse për Maqedoninë, z. Barroso nuk harroi ti thotë z. Gruevski se tani është momenti kur duhet të merret vendimi i rëndësishëm: “Gjatë rekomandimit në tetor për hapjen e negociatave, ne e thamë shumë qartë se kjo duhej të shikohej si një përkrahje për gjetjen e zgjidhjes njëherë e përgjithmonë. Tani keni mundësi që tu tregoni liderëve evropianë se keni dëshirë për të zgjidhur këtë çështje”, - tha z. Barroso.
Sugjerimi i Mesiçit
Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjatë vizitës së tij të djeshme në Maqedoni, ka sugjeruar që kontesti për çështjen e emrit përmes arbitrazhit të qëndrojë pezull, derisa Maqedonia të përmbushë qëllimet e saja euroatlantike. Këto komente Mesiç i ka bërë të dje në Shkup, pas takimeve me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski. “Ekzistojnë më shumë mundësi që të tejkalohet edhe kjo bllokadë. Njëra nga mundësitë është ngrirja e kësaj çështjeje, derisa Maqedonia ti realizojë qëllimet e saj euroatlantike”, - ka theksuar Mesiç. Ndërkaq, si mundësi tjetër presidenti kroat ka përmendur krijimin e një arbitrazhi, i cili këtë çështje bilaterale do ta “anashkalonte”, derisa të zhvilloheshin më tej negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Në të kundërt, ai ka theksuar se duhet të vazhdojnë negociatat bilaterale, por me respektimin e argumenteve historike. Mikpritësi i këtij takimi, Gjorgje Ivanov, ka theksuar se Maqedonia pret datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian më shtatë dhjetor, sepse sipas tij, vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e domosdoshme.
Athina: “Apeli i Barrosos drejtuar Shkupit”
Athina zyrtare nuk ka reaguar ndaj takimit Barroso-Gruevski, ndërkohë që mediat vendase kanë vlerësuar se tashmë i mbetet Shkupit që të bëjë kompromis, duke vlerësuar se apeli i zotit Barroso, më së shumti, drejtohet ndaj Shkupit. Nga ana tjetër, Uashingtoni ka inkurajuar të dy kryeqytetet për negociata të drejtpërdrejta lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit. Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Stainberg, duke folur në takimin e OSBE-së në Athinë, tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpritën iniciativën e kryeministrit grek për tu afruar me udhëheqjen e Maqedonisë. Takimet e kohëve të fundit janë një shenjë shumë pozitive, tha zyrtari i lartë amerikan. “Nuk i nëvleftësoj vështirësitë që ekzistojnë, por dua të theksoj sa e dobishme është për të gjithë, nëse shënohet progres dhe shpresoj që përmes kontakteve të drejtpërdrejta, procesi do të ketë rezultat pozitiv”, - tha zoti Shtajnberg.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009