Plani sekret për “izolimin” e shqiptarëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Plani sekret për izolimin e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pas heqjes së vizave nga ana e BE-së për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë. Siç bëhet e ditur, projekti mban vulën e autoriteteve shtetërore serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në nivele institucionale. Anashkalimi i Kosovës dhe i Shqipërisë nga procesi i heqjes së vizave nga Bashkimi Evropian ka shtuar zërat për mundësinë e një fushate të gjerë të Beogradit, duke involvuar edhe Shkupin, për izolimin e shqiptarëve dhe krijimin e krizave të brendshme politike në këto dy vende, me qëllim të rrënimit të imazhit para bashkësisë ndërkombëtare. Kjo konfirmohet nga burime diplomatike europerëndimore nga qarqe analitike shqiptare në Tiranë. Ky plan tejet sekret që konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale në Tiranë rrjedh drejtpërdrejt nga autoritetet serbe, ndërsa një mbështetje e vazhdueshme kërkohet nga Shkupi në forma të ndryshme diplomatike dhe private në nivele institucionale. Drejtori i Institutit të Prognozave Rajonale, dr. Koço Danaj, konfirmon praninë e kësaj fushate, e cila po përgatitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Kemi të bëjmë me ofensivë të lobit proserb në BE me Solana, Barrot etj, të cilët nuk mund t`ua falin shqiptarëve proamerikanizmin e tyre, ashtu si nuk mund t`ua falin amerikanëve bombardimin ndaj ish-miqve të tyre. E duke mos qenë të zotë të përballen me SHBA, ata në mënyrë tinëzare u hakmorën me shqiptarët”,- ka theksuar për gazetën “24 orë”, analisti dhe eksperti i çështjeve politike gjeostrategjike, Koço Danaj.
Sipas tij, kohëve të fundit po bëhet ringjallja e pansllavizmit në rajon kundër shqiptarëve. “Serbia dhe Maqedonia mund të grinden me njëri-tjetrin, por përballë shqiptarëve ata janë një, harrojnë grindjet dhe bashkohen kundër shqiptarëve. Kjo është tabloja reale e mosheqjes së vizave për Shqipërinë apo Kosovën. Në këto kushte për shqiptarët dhe politikanët shqiptarë me mentalitet progresist ka vetëm një rrugë: bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të quajtur Shqipëri natyrale”,- ka theksuar Danaj, duke shtuar se tanimë është radha e shqiptarëve dhe me mjete demokratike ata kanë në dorë ta sjellin BE në Tiranë, Shkup, Prishtinë etj. Diplomatja dhe deputete në Parlamentin e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar për “24 orë” se nuk përjashton mundësinë që të krijohen pengesa për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket vendosjes së vizave. “Sa i përket vendimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nëse kjo shikohet në anë ligjore, sigurisht se mund të krijohen pengesa për qytetarët e këtyre dy shteteve, ku do të duhen viza për kalimin në Maqedoni. Por prapë se prapë unë mendoj se do të gjendet një zgjidhje politike dhe nuk do të hasim pengesa për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Në të kundërtën, nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të ballafaqohemi me disa ndarje të reja në Ballkan, ndoshta të përkohshme, por me krizë të thellë politike”,- ka theksuar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave për Maqedoninë është një lajm i mirë, mirëpo ajo ka shtuar se me Serbinë është vepruar gabimisht, pasi sipas saj, ky vend nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka krijuar atmosferë të mirë politike në rajon, sepse Serbia njihet si një vend agresor në kohën e ish-Jugosllavisë dhe tani i janë hapur dyert për në Evropë. Analisti dhe eksperti i çështjeve juridike në Shkup, Osman Kadriu, nuk mendon se do të ketë obstruksione të këtij lloji lidhur me izolimin apo vënien e vizave për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë nga ana e Serbisë dhe Maqedonisë. “Në fazën e parë për liberalizimin patëm tre shtete dhe tani presim që në fazën e dytë të ndodhë liberalizimi për Shqipërinë. Ndërsa më problematike do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, për shkak të pengesave ndërkombëtare juridike dhe politike, për shkak se nuk është rrumbullakësuar procesi i njohjeve dhe është në vijim e sipër procedura pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”,- ka theksuar Kadriu. Ai ka shtuar se nuk përjashton që të ndodhin pengesa të ndryshme sa i përket vështirësisë së lëvizjes së lirë midis vendeve të rajonit, për shkak të pretendimeve të disa prej tyre se gjoja po i përmbushin standardet evropiane.
Shkupi zyrtar, “Jo” rivendosjes së vizave me Shqipërinë”
Maqedonia nuk ka në plan vendosjen e vizave me Shqipërinë dhe Kosovën. Zëdhënësi i qeverisë së Shkupit hodhi poshtë spekulimet që qarkullojnë në media menjëherë pas vendimit të BE-së, për liberalizimin e vizave me Maqedoninë. Shefik Duraku u shpreh dje se Maqedonia nuk është anëtare e Unionit Evropian dhe në këtë mënyrë nuk ka pse të vendosë regjim vizash me Shqipërinë. “Ne jemi larg kufirit të Unionit Evropian dhe nuk jemi ende anëtarë, prandaj vendosja e vizave mes dy shteteve nuk është e nevojshme dhe është pa logjikë”, - u shpreh Duraku. Zëdhënësi i Qeverisë njëkohësisht hodhi poshtë pohimet e disa medieve për ndonjë plan të ardhshëm të tillë. Sipas tij, nuk janë të nevojshme vizat në këtë periudhë të hapjes dhe lëvizjes së lirë. Maqedonia ka hyrë në zonën e “Shengenit të Bardhë”, duke zgjuar frikën se mos vendosen vizat mes këtij shteti dhe vendeve fqinje.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009