E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarja e tokës merr me vete dy banesa

Berat

Dy banesa janë shembur krejtësisht në fshatin Zgërbonjë të Beratit, duke lënë në qiell të hapur 14 banorët e tyre. Kryetari i Komunës Vërtop, Flamur Balliu, bëri të ditur se pasditen e së enjtes, dy banesa në fshatin Zgërbojnë të kësaj komune u shembën krejtësisht, por fatmirësisht nuk pati të dëmtuar në njerëz. Ai tha se banesat e Baftjar dhe Agim Islamit ishin rrënuar për shkak të rrëshqitjes së tokës në kodrën ku ato ndodheshin. Ekspertët e komunës thanë se reshjet e shiut kanë shkaktuar shkarjen e tokës në këtë zonë. Të dëmtuarit kanë ngritur zërin në Komunën Vërtop, duke kërkuar strehim dhe ndihma, por kryetari Balliu thotë se komuna nuk disponon më fonde rezervë, pasi gjithçka është shpenzuar për emergjencat.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›