Mandati i dytë për kryetarët, zgjedhja kushton mbi dy të tretat e votave
Statuti i partisë ka përcaktuar edhe mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Ajo që është risi në statut është fakti se kryetarët që kërkojë mandatin e dytë duhet në sigurojnë të paktën dy të tretat e votave. Sipas Kryesisë së PD-së, kjo është bërë për faktin që partia të ketë mundësi reale për hapjen e saj ku elementët e rinj të mos dekurajohen. “Kryetari i nëndegës që është zgjedhur dy herët e fundit radhazi në këtë funksion nuk mund të kandidojë për herë të tretë. Për të fituar mandatin e dytë radhazi duhet që kandidati të marrë mëse 2/3 e votave të vlefshme. Përjashtim nga ky rregull bëjnë kryetarët e nëndegëve kur kandidojnë për herë të dytë dhe kur rezultatet elektorale më të fundit të degës kanë pasur rritje të dukshme. Kriteret për vlerësimin e rezultateve dhe vendimin për të lejuar konkurrimin për herë të dytë pa detyrimin për të marrë mëse 2/3 e votave i përcakton Kryesia e PDSH-së”, - thuhet në statutin e PD-së. Kandidaturat për kryetarin e nëndegës, që propozohen nga seksionet, grupseksionet, kryesia e nëndegës, kryesia e PDSH-së dhe 15% e anëtarëve të kuvendit të nëndegës, anëtarësia, sipas procedurave të vendosura me akte nënstatutore, shqyrtohen nga Kryesia e PDSH-së. Kuvendi i nëndegës voton kandidaturat e miratuara nga Kryesia e PD-së.
Mënyra e zgjedhjes së organeve të partisë sipas Statutit të PD-së
1- Kryesia e nëndegës, kryetari dhe organet e tjera që parashikon ky Statut për degën e PD-së zgjidhen çdo katër vjet me votim të fshehtë dhe me kandidatura alternative në kuvendin e nëndegës. Numri i kandidatëve që i nënshtrohen votimit duhet të jetë të paktën dy herë më i madh se numri i vendeve në kryesi.
2- Organet e nëndegës së PD-së zgjidhen në kuvendin e nëndegës me votën e gjithë anëtarëve të PD-së sipas parimit "një anëtar, një votë".
Sekretari i nëndegës publikon numrin dhe emrat e anëtarëve me të drejtë vote më 31 dhjetor të vitit paraardhës të zgjedhjeve në parti të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e nëndegës së PD-së (kryetar i nëndegës, anëtar kryesie i nëndegës, anëtar i Kuvendit Kombëtar të Partisë, anëtar i komisionit disiplinor të degës). Procedurat për përcaktimin dhe miratimin e kandidaturave, kriteret që duhet të plotësojnë të zgjedhurit e degëve përcaktohen në rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera të Kryesisë së Partisë Demokratike.
3- Kuvendin e nëndegës e thërret kryesia e nëndegës në marrëveshje me Kryesinë e PDSH-së. Ai mund të thirret edhe kur e kërkon ¼ e anëtarëve të nëndegës së Partisë ose ¼ e anëtarëve të kuvendit të nëndegës. Në këtë rast caktimi i datës dhe i rendit të ditës duhet të bëhet jo më vonë se dy javë nga marrja e kërkesës. Njoftimi i datës dhe i rendit të ditës në çdo rast duhet të bëhet 5 ditë përpara.
4- Kryesia e nëndegës, me propozim të sekretarit të nëndegës, miraton komisionet e mandateve, të votimeve dhe sekretarinë e kuvendit të nëndegës. Procedurat më të detajuara të punimeve të kuvendit të nëndegës përcaktohen në rregulloren e brendshme dhe aktet e tjera të Kryesisë së PDSH-së.
5- Kuvendi i nëndegës së PD-së zgjedh kryesinë, kryetarin e nëndegës, komisionin disiplinor të nëndegës, anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe vendos për çështje të rëndësishme të saj dhe për mocione të paraqitura në përputhje me këtë Statut. Kur Kuvendi është i mbledhur, të drejtën për të adresuar propozime dhe kërkesa për mocion për çështje të veçanta e kanë Kryesia e PD-së, kryesia e nëndegës, kryetari i nëndegës, pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të pranishëm të kuvendit/aktivit me të drejtë vote. Kërkesat për propozim kandidaturash dhe mocionet e shkarkimit të organeve të nëndegës duhet të jenë miratuar paraprakisht në Kryesinë e PDSH-së.
29 Prill 2008