E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e koalicionit, aleatët konfuzë

02/12/2004  Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste në "Koalicionin për Inetegrim" kanë shprehur qëndrime të kudërta lidhur me zhvillimin e tryezës së parashikuar për ditën e shtunë. Megjithatë, ata nuk kanë ngurruar të bëjnë të ditur disa nga kërkesat që do t'i paraqesin mazhorancës. Pikat do të jenë të përqëndruara në tri çështje kryesore. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, është shprehur për "Metropol" se ende nuk i ka ardhur konfirmimi nga PS-ja për datën në të cilën do të zhvillohet tryeza e koalicionit. Por ai ka shprehur frikën se tryeza do të jetë vetëm një shtyrje e mëtejshme e kohës. "Socialistët duhet të shtyjnë zhvillimin e bisedimeve për shkak se ata duhet të reflektojnë", tha Xhuveli. Sipas tij, PS-ja nuk mund të zhvillojë negociata sa për të kaluar radhën dhe për një shou mediatik. "Bisedimet duhet të bazohen në një frymë realiste dhe konkrete. PS-ja duhet të shtyjë për javën tjetër negociatat me aleatët", tha Xhuveli, duke i parë të padobishme negociatat të shtunën.

Gjinushi

Për kreun e socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, një shtyrje e afatit për negociatat do të thotë të rriten divergjencat mes aleatëve të "Koalicionit për Integrim". Ajo që duhet të evitojë Partia Socialiste në këto momente, thekson Gjinushi, është koha e humbur. Sipas tij, "nuk ka më kohë për divergjenca dhe moskalimi i buxhetit do të thotë rrëzim i maxhorancës". Sipas tij, "në rast se PS-ja nuk zhvillon një tryezë të suksesshme me partitë e koalicionit nuk do të ketë garantim të qeversjes së mëtejshme". Ai tha se nuk është zgjidhje mendimi se PS-ja mund të punojë më buxhet njëmujor. "Kjo gjë në prag të fushatës elektorale është katastrofë. Të shkohet me një buxhet të pjesëtuar me 12, do të thote de fakto bllokim të qeverisjes dhe bllokim të inevestimeve", tha Gjinushi.

Kërkesat

Propozimet dhe kërkesat ndaj Partisë Socialiste do të përqëndrohen në tri çështje kryesore. Votat e aleatëve për miratim të Buxhetit të Shtetit për vitin 2005 do të jetë parakushti për përfshirjen e partive të vogla në qeveri. Në këtë pikë është kërkuar një e treta e kabinetit. Përfshirja, sipas aleatëve të socialistëve duhet të bëhet në bazë të raporteve në parlament. Ndërsa kjo duhet të zbatohet dhe në përfaqësimin në nivele të dyta dhe të treta. Përshpejtimi i reformave dhe veçanërisht kodin zgjedhor, është kërkesa tjetër e partive aleate të PS-së. Gjithashtu, bashkëpunimi elektoral në kuadër të ndryshimeve të kodit zgjedhor dhe marrëveshja e "Koalicionit për Integrim", janë pikat kryesore. Por në këto propozime nuk do të ketë kërkesa për shkarkimin e ministrave konkretë. Sipas tyre, është Kryeministri që duhet të vendosë se cilët ministra duhet të largohen nga detyra që kanë.

Xhuveli

Deri tani nuk na ka ardhur asnjë konfirmim nga Partia Socialiste për datën në të cilën do të zhvillohet tryeza e koalicionit. Kjo nuk ka shumë rëndësi sa ajo që PS-ja duhet të reflektojë që të zhvillojë në tryezë bisedime me propozime konkrete dhe me një frymë realiste dhe jo formalisht. PS-ja duhet të shtyjë për nga mesi i javës tjetër negociatat me aleatët.

Ceka

Partia Aleanca Demokratike ka përcaktuar qëndrimin dhe propozimet e saj kundrejt partisë në pushtet në tryezën e "Koalicionit për Inetgrim". PAD-ja nuk ka përcaktuar asgjë konkrete për shkak se i takon Partisë Socialiste të caktojë se ku dhe si do të bëhen ndryshimet në qeveri dhe në nivelet e dyta dhe të tretat për të përmirësuar imazhin e qeverisë në prag të zgjedhjeve.

Gjinushi

Partia Socaldemokrate kërkon rritje të pjesëmarrjes së aleatëve në qeveri, dhe kjo nuk mund të cilësohet si kusht ndaj Partisë Socialiste. Duhet me patjetër që në bazë të ndryshimeve të rregullohen marrëdhënit mes partive. Kur nuk ka marrëveshje për çështje madhore atëherë rriten divegjencat mes nesh dhe PS-së. Hyrja në zgjedhjet e 2005 ka rëndësi dhe kjo duhet të reflektohet që tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›