Maniaku përdhunon fqinjën e mitur, shpallet në kërkim
Albert Berhani denoncohet në Komisariatin e Krujës nga një familje. Ai akuzohet për përdhunimin e fqinjës e saj nën kërcënimin e armës
Ardian Shpendi
KRUJË – Përdhunon fqinjën e tij të mitur nën kërcënimin e armës dhe më pas zhduket, duke u shpallur person në kërkim nga policia. Burimet zyrtare të komisariatit të Krujës bëjnë të ditur se në adresë të shtetasit Albert Berhani ka mbërritur një denoncim për përdhunim. Ai tashmë është shpallur person në kërkim dhe forcat e policisë kanë kërkuar nga komisariatet e rretheve të tjera që ta ndalojnë. 40-vjeçari i shpallur në kërkim, ka qenë i dënuar për këtë vepër penale edhe më parë. Tashmë, maniaku seksual kërkohet për veprën penale më të fundit, pasi pa përdhunuar fqinjën e tij.
Përdhunimi
Burime zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se përdhunimi i të miturës ndodhi dje, rreth orës 13:20 minuta. Vajza ka qenë duke u kthyer për në banesën e saj, kur është pikasur nga maniaku, i cili e ka ndjekur me makinë nga pas. Kur e mitura ka dalë në një rrugicë që nuk kishte kalimtarë të pranishëm në atë moment, pranë saj ka mbërritur Berhani. Pasi ka nxjerrë pistoletën nga brezi, duke ia vendosur vajzës në kokë, i ka kërkuar asaj që të hipë në makinën e tij. Ai e ka kërcënuar se në rast se nuk do ta bënte një gjë të tillë, do ta vriste. Sipas burimeve të policisë vendore, maniaku seksual ka udhëtuar me vajzën jashtë qytetit të Krujës, ku më pas e ka përdhunuar. Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale nën presionin e armës, maniaku i ka kërkuar që të mos e denoncojë në polici, pasi do të hakmerret ndaj saj dhe familjes.
Denoncimi
Menjëherë pas tri orësh, Berhani e ka lënë vajzën në qytetin e Krujës. Me të mbërritur në banesën e saj, e mitura iu ka treguar gjithçka prindërve të saj, të cilët kanë bërë denoncimin në komisariatin e qytetit. Sipas burimeve të policisë, shtetasi Albert Berhani është shpallur në kërkim. Por duket se maniaku ka marrë informacion se është i kërkuar dhe është larguar në drejtim të paditur. Burimet policore bëjnë të ditur se vajza i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Burimet zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se maniaku seksual Albert Berhani ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të përdhunimit.
Përplasja mes grupeve, një i vdekur dhe një i plagosur
ATHINË- Një shtetas shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një atentat me armë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Athinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, ngjarja ndodhi në rrugën “Leoforos Sigru, Nr. 173”, në orën 01:50 të mëngjesit, kur dy grupe rivale emigrantësh janë konfliktuar me armë. Deri në mbrëmjen e djeshme policia nuk dha emrin e viktimës, por të dy personave të tjerë të plagosur. Sipas saj, ata janë shtetasit Tonin Kola dhe Leonard Doka. Dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë, i kanë zënë pritën makinës ku po udhëtonin viktima, Kola dhe Doka. Të tre pasagjerët, shtetas shqiptarë, janë përballur me një breshëri plumbash, ku njëri prej tyre humbi jetën menjëherë. Shoferi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjeri tjetër që ndodhej në sedijen e pasme, është lënduar lehtë dhe ndodhet pa rrezik për jetën. Sipas hetimeve të para, tre shqiptarët njiheshin me vrasësit qysh më parë. Dy personat e panjohur, të cilët dyshohet se janë roje në një klub nate në Athinë, janë vënë nën kërkim nga policia. Nga hetimet e para rezulton se përplasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve rivale.
Drejtoria e Policisë së Athinës ka nisur qysh në mëngjesin e së shtunës hetimet dhe dy prej personave të lënduar, janë marrë në pyetje për autorët dhe motivet e ngjarjes.
28 Prill 2008