Maniaku tenton të përdhunojë 12-vjeçaren

24/03/2005 Ibrahim Struga, 50 vjeç, arrestohet pas denoncimit të nënës së të miturës
TIRANË- Një maniak 50-vjeçar tenton të përdhunojë nxënësen e klasës së gjashtë të shkollës tetëvjeçare të Alliasit në Tiranë. Vogëlushja nuk ka pësuar dëmtime fizike në trup, ndonëse presioni psikologjik i agresorit e ka lënë ende me pasoja të rënda. Sipas burimeve të Komisariatit numër 4, të cilat kanë kryer edhe arrestimin e të moshuarit, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në një pallat ku jetonte maniaku. Personi që ka kryer këtë akt të turpshëm quhet Ibrahim Struga, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pamartuar, ndërsa emri i vogëlushes së lënduar, fqinje e pallatit përballë, nuk publikohet për arsye etike. Gjithsesi burimet policore bënë të ditur se, nëse e mitura nuk do të ishte larguar me vrap nga shtëpia e Strugës, ai mund ta kishte dhunuar atë. Nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, konfirmohet fakti se agresori dhe viktima nuk kishin lidhje farefisnore me njëri-tjetrin, ndërsa Struga njihej nga banorët si person që fliste shpesh për vajza të vogla.
Ngjarja
E ka pritur derisa mbaroi ora e fundit e mësimit, e më pas i doli përpara me ëmbëlsira në dorë. Vogëlushja vrapoi fillimisht për te shtëpia e saj, mirëpo Struga arriti t’ia ndalte vrullin, duke e joshur me ëmbëlsirat që mbante në dorë. Pasi arriti ta fuste në shtëpinë e tij, maniaku i ka dhënë çokollatat dhe filloi të përkëdhelë në pjesë delikate të trupit. Sipas deklarimeve të vetë vajzës, para ekspertëve të kriminalistikës të Komisariatit numër 3, ai e ka prekur tek organi i saj gjenital dhe në pika të tjera. Vogëlushja arriti të shmangej pas ulërimave të shumta dhe menjëherë shkoi te shtëpia e saj, te pallati përballë. Me lot në sy ajo i tregoi nënës për atë ç'ka i kishte ngjarë. Nëna e minorenes, sipas burimeve policore, nuk është konsultuar me asnjeri tjetër, por shkoi në rajonin e policisë ku bëri denoncimin, në të cilin dha emrin e personit që kishte abuzuar me vajzën e saj. Në dyert e pallatit ka mbërritur menjëherë grupi i gatshëm i këtij komisariati, i cili kreu arrestimin në flagrancë të Strugës. Tashmë, ai ndodhet në qelitë e paraburgimit, në të cilat ka deklaruar se nuk e ka kryer një akt të tillë. Sipas policisë është vërtetuar vepra penale, e parashikuar nga neni 101, 22 dhe 108 i Kodit Penal.