Presidenti Topi nderohet nga italianet
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është nderuar dje me titullin "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarit" nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes i themeluar prej prof. Xhanfranko Kosta në vitin 1978. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, të zhvilluar në qendrën e Milanos, merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, autoritete të pushtetit vendor, ambasadori shqiptar Lesh Kola dhe konsulli Spartak Topallaj, personalitete të shquara të artit e kulturës, si edhe shumë e shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Itali, me të cilët Presidenti Topi u përshëndet nga afër. Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, pasi u ka shprehur mirënjohjen ndaj drejtuesve të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, u është drejtuar të pranishmëve se ndihet tepër i nderuar dhe i prekur nga ky titull, me premtimin se do t‘i mbajë lart ato vlera, duke i çuar edhe më përpara në shërbim të paqes, demokracisë, përparimit e begatisë botërore. Presidenti Topi theksoi se tashmë Shqipëria flet nga një pozicion tjetër strategjik, sepse është në prag të futjes me të drejta të plota në NATO dhe pranë përmbushjes së aspiratës së saj integruese në familjen e madhe evropiane. "Po krijojmë një klimë tjetër, shumë më të qetë në Ballkan. Pas 17 shkurtit 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kemi të bëjmë me një realitet të ri gjeopolitik në rajonin tonë. Çdo ditë e më tepër, hap pas hapi luftojmë për paqen, për të përmbushur standardet dhe për ta bërë ëndrrën euroatlantike një realitet të prekshëm", është shprehur Presidenti Topi.
Takimi me kryebashkiaken e Milanos
Gjatë vizitës së tij në Itali, Presidenti Topi është takuar edhe me kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati. Në këtë takim, Topi ka vënë në dukje marrëdhëniet shumë të mira tradicionale e miqësore mes dy vendeve tona dhe kontaktet gjithnjë e më të shpeshta politike të të gjitha niveleve. Kreu i shtetit është shprehur se edhe kjo vizitë, e nivelit më të lartë, ashtu si edhe ajo e para disa ditëve e Kryeministrit Berluskoni në Tiranë, ka një impakt të madh për zgjerimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve dhe partneritetit të konsoliduar tashmë strategjik të kësaj klime miqësie e besimi mes dy vendeve tona. Presidenti Topi ka folur për reformat e suksesshme të ndërmarra në Shqipëri, si ajo në drejtësi, zgjedhore, reformat ekonomike me synimin e arritjes dhe përmbushjes sa më të shpejtë të standardeve integruese në strukturat euroatlantike. Në takim u diskutua edhe për tërheqjen e investimeve të huaja, duke theksuar se mundësitë e investimeve të rajonit të Lombardisë dhe bashkëpunimi ekonomik janë shumë të mëdha në fusha si turizmi, energjetika, infrastruktura dhe binjakëzimi i një qyteti të tillë të rëndësishëm si ai i Milanos me kryeqytetin, apo qytete të tjera shqiptare, do të ishte një shembull shumë i mirë i marrjes dhe ndarjes së përvojave pozitive të qeverisjes vendore. Në këtë pikë, Presidenti Topi e ftoi kryetaren Morati për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi. Kryetarja e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e kreut të shtetit shqiptar, ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Italisë dhe të saj personale për projekte konkrete, si në fushën e energjetikës, turizmit, teknologjisë.