E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Është e cenuar e drejta e pronës

• Partia Socialiste akuzoi zyrat e regjistrimit të pasurive për korrupsion.Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe Administratës Publike, Ylli Manjani, tha dje se “kushdo që sot ka një pronë të regjistruar, të cilën kërkon ta disponojë në qarkullimin civil, është i privuar padrejtësisht nga barrierat administrative dhe korruptive të ngritura nga ana e ZRPP-së. Të pambështetur në asnjë ligj, e as kanun, pronat e regjistruara deri më sot trajtohen si të dyshimta dhe në rastin më të parë që shtetasi paraqitet për të kryer ndonjë veprim, i kërkohen dokumente shtesë deri edhe dokumente absurdë”, tha Manjani. Sipas tij, “kjo është e paligjshme dhe krijon të gjitha shtigjet për korrupsion”. “Ne i bëjmë thirrje shtetasve të denoncojnë çdo sjellje të paligjshme të drejtpërdrejt apo nëpërmjet postës të punonjësve të ZRPP-së. Njëkohësisht i kërkojmë Prokurorisë të hetojë çdo praktikë të denoncuar, edhe në media, përfshi këtu edhe ato raste kur ZRPP me mosveprim cenon të drejtën e pronësisë”, tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›