E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matjet, kostoja e bukës masive 56 lekë

• Rrija e çmimit të bukës masive po bëhet në mënyrë abu-zive, sidomos nga tregtarët e vegjël. Kostoja e prodhimit të një buke është vetëm 56 lekë, ndërkohë që çmimi i saj thuajse në të gjithë vendin ka arritur në 100 lekë.zirina llambroTë dhënat vijnë nga investigimi i ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë, Shoqatës së Konsumatorëve dhe Këshillit të Agrobiznesit, duke analizuar të gjitha shpenzimet deri kur produkti mbërrin te konsumatori. Kështu rezultoi se kostoja e një buke që blihet direkt është vetëm 56 lekë. Në sondazh theksohet se një rritje e çmimit të bukës deri në 70-80 lekë mund të justifikohet vetëm në qytete të largëta në veri dhe jug të vendit, për shkak të kostos së transportit. “Mbi bazën e të gjithë komponentëve të nevojshëm për të prodhuar bukën, grupi i specialistëve ka arritur në konkluzionin se kostoja ‘fryhet’ në mënyrë abuzive”, sqaroi kryetari i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar, Enver Ferizaj. Sipas tij, matja e kostos bëhet duke analizuar sasinë e bukës dhe vlerën që ka për 100 kg miell. Kështu, sipas të dhënave me këtë sasi mielli prodhohet rreth 135 kg bukë masive. Nëse 100 kg miell kushton 6200 lekë, do të thotë se 1.35 kg bukë e ka vlerën 62 lekë. Kësaj sasie parash i janë shtuar edhe shpenzimet për fuqinë punëtore, transportin, ambalazhin deri në momentin që mbërrin te konsumatori. Mbi bazën e tyre ka rezultuar se kostoja e një kg buke arrin në 70 lekë. Ndërsa vlera e një buke që peshon 800 gramë rreth 560 lekë. Sipas tij, kjo ndodh kryesisht nga tregtarët e minimarketeve apo dyqaneve të vogla, të cilët nuk e prodhojnë vetë këtë produkt. Për të shmangur këtë situatë, ditën e hënë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do t’i kërkojë prodhuesve të bukës ndalimin e tregtimit të bukës në njësitë tregtare që nuk janë të destinuara vetëm për shitjen e këtij produkti. “Nëse buka shitet nga vetë prodhuesit do të shmangen fenomene të tilla”, sqarojnë burime nga MBU. Sipas tyre, rreth 80% e njësive tregtare ushqimore në të gjithë vendin, që shesin artikullin bukë në dyqanet e tyre, ndërkohë që janë të destinuara për tregti miks të ushqimeve, fruta, perimeve apo dhe bulmetra. Ditët e fundit amullia për rritjen e çmimit të bukës ka përfshirë të gjithë qytetarët. Për ta, me standardin që ka vendi ynë, shtrenjtimi deri në 120 lekë i produktit më të konsumuar është i papërballueshëm. Ndërkaq prodhuesit e kanë justifikuar shtesën e pritshme në çmim me rritjen e çmimit të drithërave në tregjet ndërkombëtare. Edhe drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë ditë më parë kanë pohuar se ky është një nga shkaqet kryesore dhe rritja e prodhimit vendas nuk do ta ndryshonte situatën. Sipas studimeve të kryera në popullatë, rezulton se shqiptarët konsumojnë deri në 40% bukë më shumë se evropianët. Kjo për forcë zakoni, por edhe pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetojnë një pjesë e madhe e tyre.Tabela e kostos100 kg miell me rreze 70, prodhohet 135 kg bukë100 kg miell sot blihet me 6200 lekëEnergji, naftë, gaz duhet 10 lekë për kg, pra 1350 lekëFuqia punëtore, 945 lekëMaja, kripë, vaj 2 lekë për kg 270 lekëQese 2 lekë për kg, 270 lekëPunëtor shitës dhe ambalazh 3 lekë për kg, 400 lekëKostoja për 1 kg bukë 94.350 për 1350 g baras 70 lekë/kgKostoja e një buke që peshon 800 gramë, 560 lekë LSI: Të kompensohet rritja e çmimit të bukës Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Filloreta Kodra, deklaroi, se “Qeveria duhet të kompensojë rritjen e çmimit të bukës për të gjithë qytetarët shqiptarë, por njëkohësisht edhe rritjen e çmimeve të artikujve të shportës për shtresat më të varfra në vend”. Gjatë një konference për shtyp, Kodra konstatoi se “të gjitha çmimet e artikujve të shportës janë rritur, në një kohë kur shporta përmban kufirin minimal të artikujve të nevojshëm në vend”. “Kriza ushqimore është globale dhe ka qenë një krizë e paralajmëruar, por shumë qeveri kanë marrë masa, si ekonomike ashtu edhe sociale”, deklaroi Kodra. Sipas nënkryetares së LSI-së, “në të kundërt, qeveria të shpallë publikisht paaftësinë e saj dhe të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën institucioneve kushtetuese të gjejnë zgjidhjen për të shpëtuar vendin nga uria”.Kriza e bukës, Maqedonia ul çmimet për konsumatorin Çmimet e produkteve jetësore në Maqedoni do të ulen. Qeveria maqedonase organizoi dje një takim mes anëtarëve të saj, përfaqësues të sindikatave, të marketeve më të mëdha në vend, të prodhuesve të produkteve themelore jetësore dhe të organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë. Që sot, buka, qumështi dhe vaji ushqimor do të shiten me çmime të reja, më të ulëta nga ato që kanë qenë deri tani. Sipas zëvendëskryeministrit Zoran Stavreski, një pjesë e marketeve propozuan që gjatë 30 ditëve të ardhshme t’i zbresin ndryshimet ndërmjet çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, madje edhe po të heqin dorë prej tyre për disa nga prodhimet themelore, me qëllim që të pakësohet shoku nga çmimet. “Më me rëndësi është se ka vullnet për zgjidhjen e problemit. Duhet të kihet parasysh se çmimet po rriten në nivel global dhe se problemi nuk është vendor, por i importuar. Qeveria gjatë tre muajve të ardhshëm, 7.000 deri 10.000 familjeve më të rrezikuara sociale do t’u japë nga 1.000 denarë mjete të pakthyeshme, për t’ua lehtësuar standardin jetësor”, tha Stavreski duke shtuar se në takim është arritur edhe marrëveshja që 20.000 tonë të grurit nga rezervat e mallit t’u shiten ndërmarrjeve për bluarje me çmim prej 15 denarëve për kilogram, që plotësisht, krahas ndryshimit të çmimit, do ta ulë çmimin e bukës. “Kjo sasi është e  mjaftueshme për 45 ditë. Pas kësaj periudhe shpresoj se do të gjendet grurë më i lirë nga importi dhe se do të qëndrojmë me këto çmime të zbritura deri në korrje”, theksoi Stavreski. Ai theksoi se përpunuesit e vajit të parafinuar ushqimor kanë kërkuar zbritje të doganës, që momentalisht është 20 për qind në mënyrë që të ulet çmimi i vajit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›