Manson rikthehet me pamje të re
“We’re From America” është titulli i këngës së parë të albumit “The High End of Low” i këngëtarit Merlin Manson, që do të dalë në SHBA më 22 maj. Ndërkohë, kënga e tij e parë që do të dëgjohet vetëm në radio do të vijë më 13 prill. Në faqen zyrtare të Merlin Manson është publikuar edhe fotografia e tij më e fundit, që tregon një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim, ku dominonte e zeza, që e bëri të veçantë nga të tjerët. Miliona disqe të shitura, turne të suksesshëm, protesta e beteja ligjore, Manson është autor i këngëve manifestuese si “Lunchbox”, “Sweet Dreams” dhe “Mobscene”, që kanë bërë bujë në botën e muzikës rrok. Por tani ato kohë duken të largëta dhe Manson shfaqet si tjetër person. “Mendoj se jeta ime mori fund dhe rifilloi sërish, por në një mënyrë tjetër”,- rrëfen këngëtari. Disku duket se është akti final i një periudhe të errët, por në një sfond optimist, paksa të çuditshëm të përdoret në këtë rast. Grupi i ri i Manson përfshin Ramirezin, Kris Vrena dhe bateristin Ginger Fish. Këngëtari do ta nisë turneun e tij në muajin gusht në Europë. E prodhuar nga Manson dhe në bashkëpunim me mikun e tij, Tuigi Ramirez, “The High End of Low” është regjistruar në studion e tij në Hollivud.
27 Mars 2009