E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindi, e mrekullueshme në moshën 43-vjeçare



“Mendoj se jam ende e bukur, megjithëse jam 43 vjeçe...”. Dhe fotografitë e publikuara në revistën “Allure” e përforcojnë këtë fakt. Sindi Kraford, top-modelja mitike e viteve ’90, së bashku me Klaudia Shifer dhe Naomi Kembëll, është konsideruar modelja perfekte, e cila mund të krahasohet me verën: sa më shumë të kalojë koha, aq më e mirë bëhet.
Tepër komode, Sindi është zhveshur tërësisht dhe shfaqet me trupin e mbuluar me krem në faqet e revistës amerikane. Vitet kalojnë shpejt, por për Sindin duket se koha ka ndalur në vend. Në fakt “Allure” i propozoi një shërbim fotografik me titull të mbivendosur “Ja si mund të duket një 43-vjeçare” dhe më poshtë shfaqet modelja amerikane. Pa rroba dhe shkumën e bardhë që e mbulon pjesërisht (krem anti-moshë), Sindi jep këshilla për të gjitha ato që duan të duken më të reja duke sfiduar moshën. “Lëkura ime është përmirësuar me kalimin e moshës. Falë një kure të kujdesshme dhe kremrave anti-moshë ajo është bërë më pak e yndyrshme dhe e lëmuar”. Kurat në fjalë kanë të bëjnë me kremrat antioksidantë, maskat e natës dhe kremin përreth syve. Nuk dihet nëse për fotografitë perfekte është bërë ndonjë ndërhyrje me fotoshop apo vërtet këto produkte magjibërëse kanë meritën për të qenë gjithmonë e re dhe e bukur edhe në moshën 43-vjeçare. Femra, tani merrni frymë lirshëm sepse kjo tregon se kremrat mund të përmirësojnë pamjen dhe të ndalin kohën.

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›