Mantovano në Tiranë. Takon sot Alibeajn
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj do të presë sot në një takim nënsekretarin e Brendshëm italian, Alfredo Mantovano. Në një njoftim të dikasterit të drejtësisë thuhet se “biseda do të përqendrohet rreth marrëdhënieve midis dy vendeve tona në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar”. Ministria shqiptare e Drejtësisë i konsideron si tejet të frytshme marrëdhëniet në fushën e drejtësisë me shtetin italian.
“Me nënshkrimin dhe ratifikimin e disa konventave të Këshillit të Evropës në fushën penale si dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe për ndihmën e ndërsjelltë gjyqësore, marrëdhëniet në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve tona janë intensifikuar duke shënuar arritje në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.
(s.g/BalkanWeb)