E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Kemi ulje të ekonomisë në vend

Ekonomia jonë ka pësuar një ngadalësim muajin e fundit u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Norma e interesit vazhdoi më tej Fullani do të vazhdoj të qëndrojë e pandryshuar pra rreth 5.25 për qind. Ngadalësimin ekonomik vazhdoi Fullani e tregojnë treguesit fiskal megjithëse situata makroekonomike ka krijuar një gjendje të qëndrueshme.
Në fjalën e tij Fullani theksoi se importet dhe eksportet kanë pësuar një ulje në krahasim me një vit më parë. Nërkohë që edhe stabiliteti financiar dhe monedha vendase kanë fituar një qëndrueshmëri kohët e fundit. Ndërsa përsa i përket vitit të ardhshëm kujdes duhet treguar në tre muajt e parë të vitit dhe treguesve financiarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›