Maqedoni, Ivanov mbledh partitë, nukthirret opozita shqiptare
SHKUP-Kriza politike në vend, ka nxitur Presidentin e Maqedonise, Gjorgji Ivanov te therrase sonte ne mbremje ne nje takim lideret e partike kryesore politike ne vend, por pa pjesemarrjen e partive opozitare shqiptare PDSH dhe DR.
Lajmi konfirmohet nga agjencia maqedonase Makfax, sipas se ciles, takimi eshte caktuar te mbahet sonte ne vilën presidenciale “Vodno”, ndërsa janë ftuar te marrin pjese kreu i VMRO-DPMNE, njekohesisht kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Branko Cërvenkovski i LSDM-së. Në agjendën e këtij takimi është kriza politike dhe gjetja e një zgjidhje për rivendosjen e dialogut politik si dhe mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme.
Me te mbaruar sot viziten ne Tirane, Ivanov do te udhetoje drejt Shkupit, per te marre pjese ne kete takim. E nderkohe BDI, ka hedhur poshte raportimet ne media te nje dite me pare, se ka ndermend te largohet nga koalicioni qeverises. Ne nje deklarate per mediat, kreu i kesaj partie Ali Ahmeti deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet partnerëve qeveritar janë korrekte. Ai konfirmoi gjithashtu se do te marre pjese ne takimin e lidereve te partive kryesore politike te thirrur nga presidenti Ivanov. Sipas Ahmetit kjo është nje mundësi per te gjetur zgjidhjen e duhur ndaj krizes duke thene se qëndrimi i BDI-së eshte qe zgjedhjet e prakohshme te mbahen sa me shpejt.
(d.b/e.Rusi/News24/BalkanWeb)