E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, pamje tragjike dhune kundër shqiptarëve

• Marrëdhëniet mes popullsisë etnike shqiptare dhe asaj maqedonase janë kompromentuar më shumë poas publikimit të një videoje ku një shqiptar merret në pyetje nga policia maqedonase pas ngjarjes së Brodecit në nëntor 2007. Pamje tronditëse të dhunës së policisë maqedonase u publikuan dje nga “Top Channel”, i cili në bashkëpunim me gazetën e Maqedonisë, “Lajm” kanë siguruar xhirimet mbi ngjarjen e fshatit Brodec të një prej të arrestuarve, Hebib Ahmetit në momentin që po merrej në pyetje nga inspektorat e policisë. Video është incizuar me një telefon celular dhe zgjat 2 minuta dhe 47 sekonda. Inspektorët e policisë e rrahin, e fyejnë dhe e detyrojnë të burgosurin të pranojë gjithçka për të cilën ata e akuzojnë. Më 7 nëntor 2007 policia maqedonase ndërmori një aksion në Brodec, ku banon popullsi shqiptare, dhe ku vrau gjashtë persona dhe arrestoi 13 të tjerë nën akuza terrorizmi. Disa organizata për të drejtat e njeriut ngritën zërin kundër këtij operacioni për shkak të forcës së tepruar të përdorur në të nga policia maqedonase. Operacioni “Stuhia Malore” u organizua për të kapur të shumëkërkuarit Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti që strehoheshin në Brodec.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›