E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Eshtë koha për të nisur bisedimet serioze për Kosovën

• Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, duke kundërshtuar aprovimin e pavarësisë së Kosovës, që pritet të shpallet njëanshëm pas pak ditësh, tha se tani ishte koha e duhur për të zhvilluar bisedime serioze për Kosovën.“Nëse nuk zhvillohen negociata të drejtpërdrejta serioze, kam frikë se tri palët e përfshira në këtë çështje do të paguajnë një çmim ekstremisht të lartë”, tha Boris Tadiç duke iu referuar Serbisë, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. “Ne nuk mund të pranojmë shpërbërjen e vendit tonë”, theksoi ai në konferencën për sigurinë globale në Mynih, duke shtuar se “Do ishte precedent nëse Serbia do të ndahej kundër vullnetit të saj. Ky në fakt është imponim i pavarësisë së Kosovës”. Tadiç tha se pavarësia e njëanshme e Kosovës mund të rezultojë me shkallëzimin e konflikteve ekzistuese dhe riaktivizimin e konflikteve të ngrira. Presidenti serb tha se e mirëpret dëshirën e BE-së për të shtuar praninë e saj në Kosovë, por paralajmëroi se çdo angazhim duhet të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›