E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miami pret në finalen e madhe Dallasin

CHICAGO– Ashtu siç edhe pritej para ndeshjes së mbrëmshme, në finalen e madhe të ligës NBA do të masin forcat Dallasi dhe Miami Haet, i cili sot në mëngjes fitoi duelin e pestë me Chicagon dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 i krijoi vetes mundësinë për të luftuar edhe një herë për titull të kampionit të ligës basketbollistike më të fuqishme në botë. Chicago Bulls ndeshjen e pestë finale në lindje e humbi me rezultatin 80:83.
Ekipi i Derrick Rose ishte duke udhëhequr edhe në çerekun e katërt me 12 pikë dallim ndaj Miamit, mirëpo yjet shkëlqyen në momentet më të duhura. LeBron james dhe Dëayne Wade shënuan 18 pikë rresht, kurse kundërshtari i tyre vetëm 3 pikë dhe kjo ishte vendimtare. James në këtë ndeshje shënoi gjithsej 28 pikë dhe pati 11 topa të kapur me kërcime, Ëade shënoi 21 pikë, kurse Chris Bosh 20 pikë dhe 10 kërcime.
Në radhët e Chicagos sërish më i suksesshmi ishte lojtari më i dobishëm i këtij edicioni në NBA, Derrick Rose me 25 pikë, por me përqindje të dobët, pasi nga 29 gjuajtje vetëm 9 herë ishte i suksesshëm. 9:29.
Dallasi dhe Miami për herë të fundit kanë luajtur finaeën e madhe të NBA para pesë vjetësh (më 2006), kur me rezultat të përgjithshëm 4:2 titullin e pati fituar Miami, megjithë faktin se Dallasi ishte atëbotë në epërsi 2:0. Lojtarët më meritorë atëherë të Miamit për fitimin e titullit ishin Dëayne Wade dhe Shaquille O'Neal.
“Nuk ka arsye që tash të relaksohemi. Kemi edhe shumë punë për të kryer. Duhet të përgatitemi për Dallasin”, tha lojtari kryesor i Miamit LeBron James, i cili ende nuk ka titull të fituar të NBA.

Sipas orarit të finales së madhe në NBA, dueli i parë do të zhvillohet në Miami më 31 maj, i dyti sërish në Miami më 2 qershor, pastaj vijnë tri duele radhas në Dallas. Nëse në këto pesë duele të para asnjëri ekip nuk shënon katër fitore, atëherë dy duelet e fundit do të luhen sërish në Miami. Sipas njohësve të mirë të basketbollit, favorit për të fituar titullin është Miami.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›