Maqedonia 25 mijë pulla poste me motive nga Kongresi i Manastirit
Me rastin e 100- vjetorit të Kongresit të Manastirit, Maqedonia ka emetuar pullën më të re postare. Kjo pullë në gjuhën shqipe përmban motive nga ngjarja historike. Përgjegjësi i filatelisë në Maqedoni, Elez Elezi, tha se kjo pullë e re do të shërbejë për dërgesa brenda dhe jashtë Maqedonisë. Kushton 12 dinarë dhe tirazhi i parë i saj është 25 mijë copë. Pullaka në sfond foton e 11 anëtarëve të komisionit që miratoi 36 shkronjat e alfabetit si dhe faksimile nga ky vendim. Posta e Maqedonisë ka nxjerrë kohët e fundit rreth 30 llojepullash por vetëm tre janë me motive dhenë gjuhën shqipe. Pulla e parë në shqip ka qenë një kostum popullor dhe një çifteli, më pas ka dalë një pullë me Nënë Terezën në sfond.