E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqo Lakrori: Pesë premtimet për postin e kreut të PS-së



Ish-deputeti Maqo Lakrori ka shpallur dje zyrtarisht kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Përpara Kongresit, Lakrori ka publikuar pesë pikat kryesore të platformës së tij. Ai tha se premtonte rikthimin e solidaritetit brenda PS-së, realizimin e një udhëheqjeje kolegjiale dhe kundërvënie ndaj kultit të individit. Lakrori theksoi gjithashtu nevojën e rishikimit të Kushtetutës dhe organizimin e një referendumi popullor, rishikimit të sistemit dhe Kodit Zgjedhor, bashkimin e së majtës dhe bashkëpunimin me forcat e djathta për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

31 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›