Rama: “Nuk do të lejoj shitjen e PS-së te treshja Berisha-Nano-Meta”
Kreu në detyrë i PS-së: “Nuk do ta rikërkoja kandidimin nëse nuk do të ishin manipuluar zgjedhjet e 28 qershorit”
Shaban Sulçe
Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Socialiste është forca fituese e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit duke qenë forca e parë politike në këto zgjedhje. Rama ka deklaruar se PS-ja sot nuk është në pushtet për arsyen e vetme se kryeministri Berisha masakroi zgjedhjet e 28 qershorit me anë të një makinerie kriminale, e cila tjetërsoi votën e shqiptarëve. Kryesocialisti Edi Rama tha se nuk kishte ndër mend t’ia falte zgjedhjet e grabitura kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, Partia Socialiste është dëshmitarja e vetme e krimit elektoral të 28 qershorit dhe ai kërkonte votën e socialistëve për të qenë në krye të kësaj partie, në mënyrë që ky dëshmitar të mos blihej, por të luftonte për të vërtetën dhe për demokracinë në Shqipëri. Rama tha se kërkonte rizgjedhjen në krye të Partisë Socialiste për të shmangur shitjen e kësaj partie te treshja e politikës së vjetër, Berisha-Nano-Meta. “Partia Socialiste është dëshmitarja e masakrës dhe krimit elektoral të 28 qershorit. Kemi qindra mijëra arsye për të ngritur zërin, sa edhe qindra mijëra votuesit tanë, jo si Berisha-Nano dhe Meta, të cilët po tentojnë ta bëjnë PS-në të heshtë. Unë jam këtu që të mos lejoj blerjen e këtij dëshmitari”, - tha kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama.
Zgjedhjet
Rama shprehu keqardhjen që ky kongres nuk ishte mbledhur për të festuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Rama tha se shqiptarët, si asnjëherë tjetër, u derdhën në sheshet e betejave elektorale të PS-së dhe e votuan atë masivisht, duke e kthyer në forcën e parë politike në vend. Por, sipas tij, kjo nuk mjaftoi, pasi u ripërsërit historia e manipulimeve, së cilës të gjithë i trembeshin. Ai theksoi se populli votoi për largimin e Berishës, dhe jo kundër projektit të tij politik, por se PS-ja është në opozitë për shkak të manipulimeve të rënda. Rama theksoi se nëse nuk do të kishte këtë bindje, nuk do të rikandidonte për kreun e Partisë Socialiste. “Nëse nuk do të kisha këtë bindje, nuk do të isha sot këtu për t’ju kërkuar që të pranonit kandidaturën time për të udhëhequr PS-në, për të rifilluar luftën ndaj së vjetrës dhe për të çuar deri në fund misionin historik, që është misioni i PS-së për të punuar dhe sakrifikuar edhe më shumë në krye të kësaj partie, për të shkuar drejt fitores që i duhet Shqipërisë sot më shumë se kurrë”, - tha Rama.
Debati
Rama shprehu zhgënjimin ndaj zërave në Partinë Socialiste, të cilët, sipas tij, duhet të ishin marrë këto kohë me denoncimin e vjedhjes së votave dhe jo me pikën statutore që kishte të bënte me rikandidimin e tij. Ai tha se kjo pakicë e vogël po kërkon të dëgjohet, pa dëgjuar më parë, po kërkon të imponohet edhe me anë të fyerjeve publike. Por Rama theksoi se nuk kishte ndër mend që t’i përgjigjej mllefit me mllef, ndërkohë që tha se e gjithë kjo zhurmë i ka shërbyer Berishës dhe Metës për të spostuar vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve. “Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur baltës me baltë, as mllefit me mllef. Nuk e kam bërë me kundërshtarët që nuk kanë lënë gjë pa thënë ndaj meje dhe të gjallëve dhe të vdekurve të familjes sime. Nuk do ta bëj edhe sot ndaj njerëzve të partisë sime”, - tha kryesocialisti.
Platforma
Rama ka bërë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Kryesocialisti tha se Berisha dhe familja e tij po kontrollojnë vendin me anë të projekteve mafioze. Por Rama theksoi se Partia Socialiste nuk do të ishte fasadë.
Ai tha se PS-ja do të mbrojë demokracinë e marrë peng dhe do të mbrojë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve. Rama tha se është i vendosur për të çuar më përpara projektin e tij të ri për PS-në, duke tentuar edhe më shumë bashkimin e ri përtej kufijve të partive. Ai shtoi se PS-ja do të bashkëpunojë me çdo parti qytetare që është kundër Ilir Metës, Sali Berishës dhe Fatos Nanos. Rama foli edhe për bashkëpunimin e partive të majta, të cilën e cilësoi domosdoshmëri, ndërkohë ai foli specifikisht edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Rama tha se PS-ja do të bashkëpunonte me pjesën opozitare të LSI-së të përbërë nga Xhufi, Legisi, Muçi, Klosi dhe Brokaj, por përjashtoi kategorikisht bashkëpunimin me kreun aktual të LSI-së, Ilir Meta.
31 Gusht 2009