Maradona Mou fajtor per krizen e Interit
Kriza e thellë që po kalon Interi gjatë këtij sezoni është komentuar dhe analizuar gjatë. Më i fundit që ka folur për problemet e zikaltërit ka qenë Diego Armando Maradona. Legjenda e futbollit argjentinas ka nënvijzuar se fajin për paraqitjet negative të skuadrës e ka ish-trajneri Zhoze Murinjo.
“Fajtor për krizën e Interit është Murinjo. Gjatë periudhës që drejtonte skuadrën, ai I mori edhe energjinë e fundit lojtarëve”, tha trajneri i Al Uasl, pavarësisht se ka një miqësi mjaft të fort me teknikun actual të Realit të Madridit. Ai beson se Milani është favorit në garën për titull, pasi ka një avantazh të vogël, port ë rëndësishëm dhe mbetet skuadra më e fort në Serinë A.
“Pibe de Oro” ka hartuar edhe klasifikimin personal, përsa i takon faktit se cilët janë lojtarët më të mirë në botë. Sipas Maradonës, Lionel Mesi qëndron në vendin e parë dhe ylli I Barçës është njësoj si ai, ndërsa më pas vijnë Kristiano Ronaldo dhe Ibrahimoviç, me këtë të fundit që është fare pranë nivelit të yllit portugez.
Maradona ka folur edhe për Napolin, skuadrën e tij të zemrës, duke vlerësuar maksimalisht “tre tenorët”, Laveci, Kavani e Hamshik, por edhe trajnerin Maxarri që ka arritur të krijojë një ekip cilësor, edhe pse nuk ka yje në mbrojtje, ndërsa ka theksuar se do të tentojë të zgjidhë sa më shpejt çështjen e evazionit fiscal, për të mbyllur një histori që e ka larguar për 18 vjet nga dashuria e napoletanëve.